LEZHË- Largimi i menjëhershëm i pushuesve dhe pjesëmarrësve nga festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike 'Unum' ka sjellë trafik të rënduar në Shëngjin.
Fluksi i lartë u automjeteve është shoqëruar me kaos në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë-Milot.
Trafiku ka nisur që prej orës 17:00, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Policia rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes.
Rruga e ngushtë me vetëm dy korsi dhe mungesa e një rrethrrotullimi janë shkaku kryesor i trafikut të rënduar që krijohet në zonën e Shëngjinit sa herë ka fluks lëvizjeje të mjeteve.