Trafik i rënduar në Tiranë gjatë mbrëmjes, zonat më problematike tek ish Dogana dhe kthesa e Astirit

Jo vetëm gjatë paradites, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes trafiku në Tiranë vijon të jetë i tmerrshëm ku shumë zona dhe rrugë kyçe janë të bllokuara ku qarkullimi i mjeteve është tepër i avashtë. Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit janë ata që kanë fluksin më të lartë, ku mjetet mbeten të bllokuara.

Kaosi në këto rrugë lidhet edhe me faktin e punimeve në zonën e Unazës së Madhe. Edhe pse pak ditë më parë u bë hapja e tunelit numër 5 nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut, përkundrazi ka ngatërruar edhe më shumë qytetarët, të cilët nuk dinë më se ku të hyjnë dhe të dalin për të arritur në destinacionet e tyre për shkak se mungojnë tabelat orientuese.  Për të shkuar në qendër, qytetarët duhet të kthehen djathtas, e ndërsa për të ikur në ‘Astir’ duhet të kalojnë në tunel, ndërkohë që më parë ka qenë e kundërta.  

Ndërkohë që trafiku në zonën e Unazës,  9 Katëshet, Rruga e Dibrës, Zogu i Zi, 21 Dhjetori, kanë dyndje makinash por qarkullimi vazhdon pa bllokim.

Policia Rrugore është në terren në kryqëzimet problematike për normalizimin e situatës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
FOTOLAJM/ Trafik i rënduar te ish fusha e aviacionit, bllokohen makinat, kaos në rrugicat e zonës

1630948088_e0c0c07c4f2645a688b01087927f6da4.jpg

Trafik i rënduar është krijuar ën zonën e ish fushës së Aviacionit, ku thuajse të gjitha rrugicat dhe rrugën janë plot të bllokuar nga makinat. Për disa minuta në zonë ka mbizotëruar kaosi dhe zhurma e borive të drejtuesve që kanë mbetur të bllokuar me mjetet tyre. Punimet që po zhvillohen në sheshin ish Shqiponja kanë krijuar një trafik të rënduar në shumicën e akseve.

1630948265_Sequence03.00042513.Still025.jpg

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kthim ne identitet: 07/09/2021 02:41

    Fusha e aviacionit ishte fushe futbolli e tiranasve..c.'mutin duan maloket aty. ..EDI RAMA PLEASE PRISHI TE GJITHA SHTEPITE NE FUSHE TONE DHE DERGOJE MALOKET NGA KANE DALE. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston