Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Nga disa pamje të siguruara nga Report Tv, konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që presin dalin nga kryeqyteti.

Ndërkohë edhe në rrugën dytësore po ashtu kemi një trafik të rënduar të automjeteve që presin në radhë për të hyrë në Tiranë.

Report Tv e ka trajtuar prej ditësh këtë situatë, ndërsa fluksi është shtuar edhe më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit. Për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin gjatë festave, Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash që do të zbatohet nga data 24 dhjetor deri më 3 janar 2025.

Masat përfshijnë:

Shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorim me kamera në rrugët kryesore, objekte kulti dhe sheshe publike.

Rritje të numrit të sporteleve dhe kontrolleve në pikat kufitare për të shmangur vonesat dhe për të goditur krimet ndërkufitare.

Prezencë të shtuar të shërbimeve policore dhe kontrolle të automjeteve e ambienteve të frekuentuara nga shtetas me precedentë penalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë.

Gjithashtu, trafik i rënduar është shënuar edhe në Vlorë, ku emigrantë të shumtë po kthehen në vend për festat. Trafiku ka qenë i dendur kryesisht në rrugët "Transballkanike" dhe "Lungomare", ku mjetet kanë ngrirë në një fluks të madh lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa të mëdha për ata që udhëtojnë në këto akse rrugore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

 

Makina të shumta, njëra pas tjetrës – kjo është panorama që ka mbushur qytetin e Vlorës këtë të hënë. fluksi i lartë i emigrantëve që po kthehen për festat ka shkaktuar një trafik të rënduar, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. 

Trafiku ka qenë i dendur kryesisht në rrugët "Transballkanike" dhe "Lungomare", ku mjetet kanë ngrirë në një fluks të madh lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa të mëdha për ata që udhëtojnë në këto akse rrugore

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 24/12/2024 20:25

    S'ka gra shtatzëna sot të bllokuara në trafik

    Përgjigju
  • Sovran: 24/12/2024 19:49

    Nuk eshte nga emigrantet eshte nga rruget e shqyera mos flisni kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë