Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës

Tirana përballet me trafik të rënduar që është kthyer në makth për qytetarët, një situatë që tashmë Report Tv e ka trajtuar prej ditësh, ndërsa fluksi është shtuar edhe më shumë për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Report Tv sjell këto pamje me dron nga situata e trafikut në Tiranë, në disa prej nyjeve kryesore që kanë edhe dyndjen më të lartë të mjeteve.

Në pamje shihen radhë të gjata automjetesh dhe fluks i shtuar si në zonën e ‘21 Dhjetorit’, kryqëzimi i Zogut të Zi, hyrja e 'Myslym Shyrit' dhe kryqëzimi i 'Vasil Shantos'.

Sipas gazetarit Sokol Dema, pikat më problematike janë kryqëzimet kryesore si zona pranë Bankës së Shqipërisë dhe Sheshit Skënderbej, ku dyndjet janë më të mëdha për shkak të lëvizjeve të shumta gjatë periudhës festive, rruga e Kavajës, e Elbasanit, përfshirë të gjithë Unazën e Vogël.

Ndërkohë, të gjitha shkollat në vend kanë marrë pushimet e fundvitit, një situatë kjo që pritej të sillte lehtësim të situatës, por në fakt rrugët janë të dendura me mjete duke krijuar kështu trafik të rënduar.

“Tirana ka patur trafik të rënduar, megjithatë jo trafiku që jemi mësuar të shohim që prej fillimit të dhjetorit. Bllokime janë konstatuar pothuajse në të gjitha kryqëzimet kryesore. Jam zhvendosur pranë bankës së Shqipërisë dhe sheshit Skendërbej, kjo është një prej pikave më kyçe që ka dyndjen më të madhe të automjeteve dhe kjo e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me festat e fundvitit.

Kryqëzime të ndryshme kanë ngarkesë në orare të ndryshme, gjatë paradites kryesisht makinat kanë radhë të gjatë në zonën e 5 majit, teksa oraret nga dreka dreri në mbrëmje janë rruga e Kavajës për të vijuar me Unazën e Vogël të Tiranës, nuk mbeten pas të tjerë kryqëzime si 21 dhjetori, rruga e Elbasanit”, raporton gazetari Sokol Dema.

Për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar rendin gjatë festave, Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash që do të zbatohet nga data 24 dhjetor deri më 3 janar 2025. Masat përfshijnë:

-Shtim të forcave të rendit në terren dhe monitorim me kamera në rrugët kryesore, objekte kulti dhe sheshe publike.

-Rritje të numrit të sporteleve dhe kontrolleve në pikat kufitare për të shmangur vonesat dhe për të goditur krimet ndërkufitare.

-Prezencë të shtuar të shërbimeve policore dhe kontrolle të automjeteve e ambienteve të frekuentuara nga shtetas me precedentë penalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë,

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë