Radhë kilometrike nga bregdeti i Shëngjinit deri në Milot, pritet të vijojë deri në darkë (VIDEO)

Pas largimit të pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, është krijuar një trafik kilometrik pasditen e kësaj të diele.

Ky trafik ka nisur që prej orës 5 pasdite përgjatë rrugës së Shëgjinit e superstradës në drejtim të Milotit, dhe pritet që të vijojë deri në darkë. Ndërkoh efektivët e policisë rrugore janë vendosur në pika të ndryshme, duke u munduar të lehtësojnë sadopak levizjen e automjeteve.

Ky është një problem i cili ndodh shpesh gjatë fundjavave në sezonin veror, dhe është kthyer në një 'makth' për shoferët të cilët nisen drejt bregdetit për të pushuar dhe më pas ngecin në trafik për një kohë të gjatë.  

 

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hidhet ujë dhe përdoret spraj me piper tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit

Hidhet ujë dhe përdoret spraj me piper tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit