Zbardhen të tjera detaje nga përgjimet e bandës së drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj. Në orën 12:14:45 në datën 16.12.2013 Moisi hyn në makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe për nënën. Sabi e pyet nëse i kushtuan shumë. Këtu përmendet për herë të dytë i ashtuquajturi Saimir, të cilit trafikantët i kanë marrë si dhuratë dy byzylykë.

Moisi: Mjaftueshëm
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000...
Moisi: Jo, 9 mije euro...ishin 18 dhe e mora pergjysem
Sabi: E ke paguar ne cash
Moisi: Po
Sabi: Nuk eshte se kishte ndonje kamera atje
Moisi: Jo, eshte ai dyqani perballe gjykates

Sipas prokurorise Moisiu tregon se nje byzylyk e ka blere per gruan dhe tjetren per nenen e Saimrit duke paguar 4 mije euro dhe ishin me nje diamant. Moisi tregon qe per cdo byzylyk ka marre certifikate dhe nese rast humbje ose vjedhje mjafton nje denoncim dhe ata ta kthejne, e rimbursojne. 


dy.b/shqiptarja.com