Trafikim i të miturve, vjedhje dhe drogë/ OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve, mes tyre dhe Ben Çami (Emrat)

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Shabani njihet si mik i Shullazit. Ai njihet ndryshe dhe si "Ben Çami". Shabani akuzohet si organizator i trafikut ndërkombëtar të heroinës nga Turqia në Shqipëri. Në 2016 ai u arrestua si pjesë e një grupi trafikantësh droge në rang ndërkombëtar.

Kerkesa ndaj Lutfi Shabanit

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ben Çami

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Njihet si mik i Shullazit! Kush është i njohuri si Ben Çami, që OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë

1600863837_bencami.png

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë Lutfi Shabanit, i cili është i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Shabani njihet si mik i Shullazit. Ai njihet ndryshe dhe si "Ben Çami" dhe akuzohet si organizator i trafikut ndërkombëtar të heroinës nga Turqia në Shqipëri. Në 2016 ai u arrestua si pjesë e një grupi trafikantësh droge në rang ndërkombëtar.

Shabani ra në pranga së bashku me dy persona të tjerë pas një sasie prej 575 kg hashash të kapura nga policia në pikën kufitare të Kapshticës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat