Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ka komentuar raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, ku ka thënë se i duhet dhënë fund “murtajës” siç e ka quajtur ajo fenomenin në fjalë.

Nga ana tjetër, në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se, bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë i frytshëm, ndërkohë që ky raport jep edhe mundësitë e ndërhyrjes për minimizimin dhe zhdukjen e fenomenit.

Sipas raportit, thotë ambasada e SHBA, sugjerohet që të financohen akoma më shumë organizatat joqeveritare, strehëzat si dhe duhet të realizohen trajnime për ligjvënësit për të bërë të mundur një identifikim dhe hetim më të duhur të rasteve të trafikimit.

Nga ana tjetër, kërkon edhe gjykim më të mirë viktimat e trafikimit.

Ja njoftimi i shpërndarë për mediat.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht Koordinatoren Kombëtare Anti-Trafikim Elona Gjebrea për synimin tonë të përbashkët të luftës kundër fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore. Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, i cili doli sot, vë në pah një numër arritjesh dhe ofron sugjerime konkrete për mënyrën se si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kudo në botë mund të punojnë për t’i dhënë fund murtajës së trafikimit njerëzor. Këto përfshijnë më shumë financim për OJQ-të, sidomos strehëzat, trajnime shtesë për ligjzbatuesit për të identifikuar dhe hetuar siç duhet rastet e trafikimit, si dhe procese më të mira gjyqësore për viktimat e trafikimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)