31-vjeçari, Hektor Kosturi banues në Durrës, është arrestuar, me qëllim ekstradimi, ditën e sotme në Durrës pasi rezultoi në kërkim ndërkombëtar prej tre vitesh për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte drogë në Itali.Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës në Itali ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike".

Sipas policisë, Kosturi, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Nga strukturat shqiptare rezulton se 31-vjeç nuk është pjesë e listës që ata disponojnë për sa i përket këtij krimi si person në kërkim për trafik heroine, ndërsa po hetohet për sqarimin  e situatës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht shtetasi:

•Hektor Kosturi 31 vjeç, banues në Durrës.
Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, Itali me Vendimin Nr.6631/13 R.G.N. R 4497/13 R.G.G.I.P. datë 25.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian.

Shtetasi Hektor Kosturi, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma / Itali.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.