Trafikonin 41 kg kokainë
pranga 3 shqiptarëve

Trafikonin 41 kg kokainë<br />pranga 3 shqiptarëve
BRESCIA – Një lumë i vërtetë kokaine ka përfunduar në duart e policisë italiane dhe “pronarë” të kësaj droge ishin 3 shqiptarë. Policia e Brescias ka sekuestruar 41 kilogramë kokainë të pastër, vlera e së cilës shkonte në 6 milion euro.

HETIMI
Prej pak kohësh policia italiane ishte vënë në ndjekje trë një 28 vjecari shqiptar, i cili kishte ngjallur dyshim për shkak të mënyrës së tij të jetesës. I riu shqiptar me inicialet E.K merrte makina me qera, të cilat i përdorte në një afat të shkurtër dhe ajo çka ra në sytë e policisë ishte se “i papuni” bënte një jetë të ngritur e të shtrenjtë për shtresën e tij. Krahas kësaj, hetimet nxorën në dritë se 28 vjeçari deri në vitin 2008 kishte përdorur një identitet tjetëer, për të cilin ishin regjistruar disa precedentë penalë.

ARRESTIMI
Pak ditë më parë, Guardia di Financa ka ndjekur E.K deri në Milano ku pasi ka lëvizur në fshehtësi pranë një banese, i është dorëzuar një pako nga një tjetër shqiptar, me inicialet A.G, 23 vjeç. Pas ndërhyrjes së menjëhereshme uniformat blu kanë zbuluar se në pako ishin future 8 qese me kokainë. Bashkë me E.K dhe A.G është arrestuar edhe një tjetër shqiptari tjetër, i cili kishte në çantën e tij edhe 10 pako të tjera me drogë.
Në apartamentin e tyre janë gjetur edhe 20 kiolgramë të tjera kokainë, ndërsa janë sekuestruar 8 500 euro dhe 9 celularë.
Tre shqiptarët janë dërguar në burgun San Vittore (Milano).

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë