Trafikonin drogë, arrestohen at e bir
në Kamëz. Iu gjenden dhe armë

Trafikonin drogë, arrestohen at e bir<br />në Kamëz. Iu gjenden dhe armë
TIRANË- At e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës diëtn e sotme, pasi iu gjetën disa armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike. Qerim Kolgjini, 20 vjeç, pronar i një qendre internet dhe Sejit Kolgjini, 54 vjeç, të dy banues në Kamëz- Tiranë u arrestuan nga Policia në kuadër të një operacioni të quajtur “Maska policore”, të organizuar nga Strukturat Kundër Narkotivëve të Policisë së Tiranës.

Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në Qendër- Institut, atyre iu gjetën tre armë zjarri, një sasi lënde narkotike. Ata u kapën pas një informacioni që dispononin strukturat antidrogë se merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike.
Personave “iu gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale tre armë zjarri, dy prej të cilave pistoleta dhe një armë zjarri automatike. Po ashtu u sekuestruan një sasi lëndë narkotike e ndarë në disa porcione, disa maska, kapuça si dhe një sasi fishekësh luftarak”, bën të ditur përmes një njoftimi Policia e Tiranës.

arme
(Foto: Armët që iu gjetën Qerim dhe Sejit Kolgjinit)

Qerim dhe Sejit Kolgjini u arrestuan “për veprat penale të prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Nga strukturat e Policisë së Tiranës vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar, apo implkimin e tyre në ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë.

arme

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump