TIRANË - Tre persona u arrestuan nga policia në Tiranë për transportin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Policia finalizoi operacionin e koduar "Brothers" ku arritën të arrestohen 3 persona, 2 prej të cilëve janë vëllezër.

Në pranga ranë dy 25-vjeçarë me iniciale F.M vëllezër me njëri tjetrin si dhe një 29-vjeçar me iniciale E.T. banues në Dibër.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme nëpërmjet Shqipëri-Greqi në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit.

Kundrejt fitimit ata i ndihmonin emigrantët për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" e kryer në bashkëpunim.