Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir në Shkodër! Sekuestrohen 1.5 kg kanabis dhe një armë sportive

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir në Shkodër! Sekuestrohen 1.5 kg kanabis dhe një armë sportive

Arma e sekuestruar

SHKODËR- Megaoperacioni antidrogë në Shkodër ka rritur bilancin e arrestimeve  për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në fazën e pestë të operacionit, numri i të arrestuarve ka shkuar në 26 mes tyre edhe Sinato Ndreu, Vitor Ndreu ( babë e bir) ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Nga ky operacion janë sekuestruar 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Në banesën e të arrestuarve është sekuestruar edhe 1 armë sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si u zbulua kultivimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:

Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që coi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 17 persona kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Anëtarët e një familje në pranga

Në flagrancë u arrestua dhe çifti i bashkëshortëve, Zef Gjoni, 53 vjeç dhe Antoneta Gjoni 55 vjeçe, së bashku me 3 djemtë e tyre: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni, 22 vjeç, Pjeter Gjoni, 31 vjeç, dhe bashkëshortja e këtij të fundit Flora Gjoni 29 vjeçe.

Djali tjetër i çiftit të bashkëshortëve, 31-vjeçari Fabion Gjoni është shpallur në kërkim.

Nga hetimet ka rezultuar se Pjetër Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Ata, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri