Trafikonte bangladeshas në Shqipëri përmes agjencisë së saj të udhëtimeve, arrestohet në Rinas 36-vjeçarja polake

Trafikonte bangladeshas në Shqipëri përmes agjencisë së saj të udhëtimeve, arrestohet në Rinas 36-vjeçarja polake

Foto ilustruese

Një 36-vjeçare polake, rezidente në Emiratet e Bashkuara Arabe, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE, nëpërmjet agjencisë së saj të udhëtimit. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar edhe 13 shtetas nga Bangladeshi.

Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandra Drzewiecka, e cila në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e  shtetasve të huaj drejt vendit tonë, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

U proceduan penalisht: O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen