Trafikonte vepra arti, arrestohet 31-vjeçari në Kakavijë

Trafikonte vepra arti, arrestohet 31-vjeçari në Kakavijë

Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme policia Kufitare e Kakavijes  ka kapur një shtetas 31 vjeëçar, banues në Tiranë, në kufirin jeshil  për "Kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës".
Gjatë patrullimit në kufirin jeshil  Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik kanë konstatuar së në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Petrit A., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike .
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit" dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren