TIRANË- Pas një viti hetimet, Prokuroria e Posaçme s'mundi kurrë të arrestonte të dyshuarin Gentian Malindi si personi që do priste 137 kg kokainë në portin e Durrësit.

Por kur ka kaluar 1 vit e 2 muaj, SPAK vendosë ta marrë atë të pandehur në arrati si pjesë e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

Gentian Malindi është vënë nën akuzë së bashku me Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, punonjës i portit i cili me çanta nxori nga porti pakot e kokainës.