TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur anëtarët e grupit parlamentar duke folur në lidhje me akuzat që janë bërë për trafikun e lëndëve narkitike nga ana e Forcave të Armatosura. Basha tha se, edhe qeveria ka të njëjtat informacione nga rrugë zyrtare siç i ka edhe opozita.
“A keni ju informacion për trafikun e drogës nga FA, mori përgjigje gjatë seancës. Shqiptarët dëgjuan se, e para mazhoranca ka informacion dhe e dyta ka të njëjtin informacion të burimeve zyrtare që ka dhe opozita”, theksoi Basha në fjalën e tij.
“Ata kanë akuzuar opozitën se po shpifte. Nuk është hera e parë dhe as e fundit, që kjo qeveri është në armiqësi me transparencën dhe mirëqeverisjen”, deklario Basha.
Sipas kreut të PD-së, “informimi është një e drejtë e qytetarëve”. “Për këtë arsye deputetët tanë kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes. Kryeministri ngado që sillet dhe ngado që të përdridhet nuk i ikën dot detyrimit për tu përgjigjur se, çfarë ka bërë me informacion që të ngre mornicat, me informacionet e policisë, me atë të partnerëve tanë”, nënvizoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Basha.
Kreu i demokratëve, hodhi akuza ndaj mazhorancës pasi po ngre një komision hetimor për të hetuar atë që e deklaroi dhe për ata që e kanë parë. “Përgjigja më e gabuar ishte ngritja e një komisioni hetimor”, tha Basha.
“Objekti i hetimit është qesharak. Duan të hetojnë pse e tha ai që e tha, pse e panë ata që punojnë në shërbimet e ushtrisë. Duan tu mësojnë heshtjen. Këtë e bën vetëm dikush që është pjesë e kësaj afere. Duan të marrin rolin e prokurorëve të komunizmit dhe u ka mbetur të kthejnë vetëm nenin 55 të agjitacion-propagandës. Drejtësia do e japë fjalën e saj. Opozita do qëndrojë fort”, nënvizoi në fjalën e tij Basha.
“Nuk tërhiqemi për asnjë arsye nga kërkesa për transparencë në Kuvend. Kjo është një çështje që ka të bëjë me kapjen apo jo të qeverisë nga krimi i organizuar. Janë informacione zyrtare që posedojmë ne dhe qeveria. Ne s’kemi akuzuar dhe nuk kërkojmë përgjigje nga FA, dinjitetin e të cilëve e kemi ngritur me anëtarësimin në NATO. Nuk po vëmë njolla, por po duam të heqim njollat që kanë lënë trafikantët, sipas informacioneve që kemi të dyja palët”, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.
BASHA: SHKELMUAN REZOLUTËN PËR TË MBAJTUR PUSHTETIN E TYRE
Kreu i PD-së, gjatë mbledhjes me deputetët tha se, opozita e dha konsensusin e saj për rezolutën në PE, por mazhoranca në momentin e fundit bëri prapakthehu. “Para dy javësh pala qeverisë pranoi të punonte me ne, për rezolutën në PE. Kur gjithçka ishte gati, Rama dhe të tijët bëri prapakthehu. Në dy dalje, përfaqësuesit tanë treguan se, ne bëmë konsensusin dhe ata i futën shkelmin”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas këtij të fundit, Dyshja Rama-Meta kanë futur në programin e Kuvendit ndryshimet për ligjin e “nëpunësit”. Tani kushdo e ka të qartë arsyen pse i vunë shkelmin rezolutës. Ata kanë zgjedhur, interesin vetjak, pushtetin oligarkik. Ne jemi në këmbë e di të jemi në këmbë, Shqipëria në protestë është gati të bëhet Shqipëria në revoltë, kundër oligarkisë Rama-Meta.
MAZHORANCA PO I HEQ KOMPETENCA PRESIDENTIT
Basha nuk la pa hedhur edhe akuza, se dyshja Rama-Meta po i heqin kompetenca presidentit. “Mazhoranca po i heq presidentit propozimin për kreun e ILDKPKI-së, duke e kthyer këtë institucion në një vegël. Mazhoranca po përgatit heqjen e kompetencave të Presidentit për FA”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përpara deputetëve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com