TIRANE- Situata e rënduar në kufirin greko-shqiptar, duket se ka sjellë me urgjencë në Tiranë Drejtorin e Pёrgjithshёm të Policisё Greke. Burimet zyrtare të policisë thanë se kryepolici shqiptar priti dje në njё takim homologun Grek, Nikolaos Papagianopoulos dhe delegacionin e kryesuar prej tij. Nё kёtё takim mori pjesё dhe ambasadori i Greqisё nё Shqipёri, Leonidhas Rokanas. Po ashtu ishin tё pranishёm drejtues tё tjerё tё strukturave tё Polcisё sё Shtetit nё nivel qendror dhe drejues tё Policisё sё Qarqeve Gjirokastёr dhe Korçё. Ështё i nevojshëm intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh siç janë lufta kundër krimit tё organizuar, trafikut tё narkotikёve, kontrabandimit tё personave, lufta kundër krimi ekonomiko-financiar, si dhe kapja e personave tё kërkuar nga tё dy vendet apo tё atyre qё akuzohen pёr krime tё kryera si nё Shqipёri, ashtu dhe nё Greqi.

Nё kёtё kontekst u identifikuan dhe rrugët pёrmes tё cilave do tё mundësohet njё luftё sa mё efikase ndaj krimit si shkëmbimi i informacionit nё kohё reale sa mё tё shpejtё, vendosja e pikave tё kontaktit nё nivel lokal, bashkëpunimi nё fushёn operacionale dhe tё trainimeve etj. Po ashtu u përcaktuan dhe instrumentat qё do tё përgatiten pёr realizimin e njё bashkëpunimi tё frytshëm, siç janë hartimi i planeve dhe programeve pёr realizimin e operacioneve tё pёrbashkёta policore, si dhe ndërmarrja e inisiativave pёr ndryshime nё aspektin legjislativ, qё do tё mundësonin ekstradimin e shtetasve shqiptarё tё dyshuar pёr krime tё kryera nё Greqi dhe anasjelltas, duke mundësuar qё tё përballen me drejtёsinё tё gjithё ata persona qё kryejnё krime.

Nё përfundim tё takimit Didi dhe Papagianopoulos rikonfirmuan dhe njё herё gatishmёrinё pёr thellimin e këtij bashkëpunimi pёr njё luftё sa mё efikase ndaj krimit. Teksa kryepolicët diskutuan dje, situata mes dy shteteve nuk është edhe aq e normalizuar, pasi kohët e fundit janë shënuar disa incidente të rënda. Kapja në kufi e 3 të arratisurve nga burgu i Drenovës, operacioni për arrestimin e të arratisurve nga burgu i Trikalasë apo vrasja e 2 vëllezëve shqiptare dhe oficerit grek, janë vetëm 3 prej episodeve më të rëndë, teksa policia kufitare greke deklaron se këto muaj janë kapur 9 ton kanabis që ka ardhur nga Shqipëria. Trafiku i heroinës avgane, ku kjo drogë kalon transit në Shqipëri, përmes Greqisë, si 2 vendet e rrugës jugore ballkanike, është një tjetër problem shqetësues, siç mbeten edhe rrugët e trafikimit të klandestinëve, përmes kufirit të gjelbër.

Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)