Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve të tij në Vlorë dhe rrethit të ngushtë familjar. Hetimet e prokurorisë po kryhen në bazë të ligjit anti-mafia i cili parashikon sekuestrimin e aseti të vënë nga veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit.
Moisi Habilaj dhe grupi i tij kriminal është përgjuar në Shqipëri dhe Itali për një periudhë të gjatë kohore nga policia italiane, deri në prangosjen e tyre gjatë një aksioni të madh antidrogë në Siçili. Në përgjime, Habilaj përmes në tre biseda emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin thotë se “30 mijë Euro duhet t’ia çoj Saimirit” si dhe "Saimiri fiton 5 milionë euro në muaj, por që për fushatë elektorale i duhen më shumë se 20 milionë euro".
Nga dita e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për zbardhjen e pasurive të Habilajve të cilat pritet të sekuestrohen si biznese të përfituara nga veprimtari të paligjshme.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com