Trafiku i drogës, Artan Didi: 
Policia ka hyrë në Lazarat

Trafiku i drogës, Artan Didi: <br />Policia ka hyrë në Lazarat
TRANE- “Ne nё Lazarat kemi hyrё, policia ёshtё prezente”. Deklarata është bërë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ishte dje në Vlorë pas operacionit ku u kap 1.5 tonë kanabis sativa. Gjatë fjalës së tij, para medias, Didi tha se, policia punon gjithmonë. Sipas tij, “Vёrtet policia punon. Jo gjithmonё ato qё bёrtasin kundёr krimit janё ata qё vёrtetё duan ta luftojnё krimin, ekziston njё fjalё e urtё popullore qё thotё -hajduti bёrtet mё fort nganjёherё kapeni hajdutin”, tha gjatë fjalës së tij kreu i Policisë së Shtetit.
 
Edhe kjo drogё ishte nga Lazarati, ka ndonjё plan projekti pёr ndёrhyrje nё Lazarat?
Nuk jemi tё sigurtё qё po vjen nga Lazarati, por patjetёr qё kemi njё plan tё mirёpёrgatitur edhe pёr Lazaratin. Mund tё them qё Lazaratit i mbeti emri, pasi nё vitin 2013 ka patur dhe Lazarate tё tjera, tё cilat nuk janё zёnё nё gojё, por kanё kryer kultvimin e kanё pasur sasira tё mёdha lёndёsh narkotike, kёshtu qё ne nuk jemi fokusuar vetёm tek Lazarati. Lazarati ёshtё njё nga pritoritete tona, por nё kёtё aksion ne po shtrihemi pothuajse nё tё gjithё zonata ku ka informacione qё ёshtё kultivuar nё vitin 2013 e ka pasur mbjellje tё bimёve narkotike.
 
Do tё hyhet mё nё fund nё Lazarat?
Ne nё Lazarat kemi hyrё, policia ёshtё prezente. Jo gjithmonё policia do tё prezantojё anёn represive tё saj. Ne kemi prioritet tё prezantohemi apo ti pёrqasemi publikut me anёn njerёzore apo humanitare tonёn dhe vetёm kriminelёve, apo atyre qё kryejnё veprimtari kriminale do ti tregojmё anёn e forcёs dhe anёn represive tё kёtyre strukturave, nuk do tё vonojmё dhe nuk do tё hezitojmё qё ta pёrdorim kёtё dhe nё Lazarat nё çdo moment qё ne do tё konstatojmё.
 
Avioni ёshtё njё çёshtje shumё e pёrfolur qoftё dhe avioni i Divjakёs, mund tё ketё trafik tё mirëfilltё apo ёshtё thjesht njё rast sporadik?
Ne po hetojmё nё kёtё drejtim dhe pёr mundёsinё e kryerjes sё kёtij trafiku nёpёrmjet ajrit nё njё kohё tё mёparshme, por dhe nё rast se mund tё ketё tendenca aktuale.
 
Ju folёt vetёm pёr pjesёn tokёsore, po detin sa e keni tё menaxhueshёm, pasi ёshtё pjesa fundore nё tё cilёn shkon droga?
Ne kur kontrollojmё territorin nuk e kemi fjalёn vetёm pёr tokёn e kemi fjalёn dhe pёr hapsirёn detare. Strukturat e policisё kufitare janё nё detyrё. Patjetёr qё me mundёsitё qё kemi me mjetet qё kemi, nuk pretendojmё qё tё kontrollojmё çdo metёr tё bregdetit shqiptar, por shifrat e drogёs tё kapur gjatё kёsaj periudhe janё sinjifikative dhe tregojnё qё policia ёshtё nё krye tё detyrёs dhe po jep maksimumin e saj, nё raport me mundёsitё logjistike.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim