Trafiku i drogës drejt Italisë
ja videoja e operacionit “Start"

Trafiku i drogës drejt Italisë<br />ja videoja e operacionit “Start
TIRANË - A1 Report sjell pamjet të arrestimit të 7 trafikantëve në qytetin e Durrësit, ku me operacionin e koduar “Start”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda shkatërruan një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës.
 
Në pamje duken veprimet e policisë të bëra të mërkurën (8 janar 2014) në hyrje të Durrësit, që sollën arrestimin e 7 personave për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte nën hetim prej dy muajsh për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Siç shikohet edhe në pamje 7 trafikantët ishin duke hyrë në qytetin e Durrësit për të kaluar në pjesën e portit e më pas për të kaluar pikën kufitare me 115 kg hashash dhe 3 gram heroinë lëndë e destinuar për tregun e Milanos dhe Bergamos.
 
Të arrestuarit janë, Sajmir Zotkaj, 27 vjeç; Ismir Plaku, 22 vjeç; Gazmir Baruni, 27 vjeç; Viktor Shkurti, 27 vjeç; Geris Agasi, 22 vjeç; Orges Shqopa, 28 vjeç dhe Francesko Selista, 19 vjeç.
 
Lënda narkotike, dyshohet se është blerë në Lazarat ndërsa së bashku me të arrestuarit janë sekuestruar dhe dy automjete një veturë Polo, një Peugeot dhe disa celular.
 
Filmimet e kësaj video janë bërë nga Policia e Shtetit, ku për A1 Report konfirmohet se këto pamje shërbejnë si prova materiale në proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve, dhe për të shmangur çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut dhe tejkalim të kompetencave gjatë operacionit.
 
Ky është operacioni i dytë në pak ditë, nga forcat e njësisë speciale operacionale ku një ditë më parë kjo njësi arrestoi 5 persona në Kamëz duke parandaluar një vrasje, video e trasmetuar në A1 Report.
 
Të njëjtat burime konfirmojnë se në proces janë dhe disa operacione të tjera që për arsye hetimore mbahen sekret.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim