Trafiku i drogës,Laguna e 'Vilunit'
në kërkim 6 anëtarë të grupit

Trafiku i drogës,Laguna e 'Vilunit'<br />në kërkim 6 anëtarë të grupit
Një sasi prej 900 kg drogë, e gjetur nga policia e Vlorës e braktisur në gadishullin e Karaburunit, ka shërbyer si indicie për policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të bien në gjurmët një grupi kriminal që trafikonte drogën nga Shqipëria drejt dy familjeve Italinë, në zonën e Siçilisë.
 
Gjashtë ditë më parë u arrestuan Andrea Çaushi, Andi Mita, Kasëm Piluri dhe Altin Rramolli. Këta persona janë ndaluar në vijim të operacionit policor për të shkatërruar një pjesë të celulës së trafikut të drogës, që dy vite më parë u arrestua në zonën e lagunës së “Vilunit” në Lezhë.
 
Ka dyshime të forta se grupi kriminal siguronte drogën në zona të ndryshme të Shqipërisë, si Tepelenë, Lazarat, Vlorë, Krujë dhe Dukagjin, dhe më pas e trafikonte atë me skaf në Itali. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Siçilia, dhe më konkretisht familja “Nizza” e cila zhvillonte aktivitetin në lagjen Libriono dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”.
 
Disa persona italianë janë arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti, si të dyshuar se kishin bashkëpunuar me shtetas shqiptarë, duke trafikuar në Itali një sasi prej 3.5 ton drogë të llojit kanabis. Grupi në Shqipëri ka qenë aktiv për gati 5 viteve dhe se sipas prokurorisë goditjen përfundimtare e ka marë, ditët e fundit, ku katër persona janë arrestuar ndërkohë 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
I dyshuar si pjesëmarrës në këtë grup kriminal dyshohet të ketë qenë dhe biznesmeni Shkodran Bardhok Pllanaj, i cili i iku policisë së Shtetit, teksa dyshohej se fshihej në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, makinë e cila në atë periudhë nuk u transportua, për shkak se Frroku mbante postin e deputetit dhe duhej patjetër autorizimi i prokurorit dhe Parlamentit.
 
Mirëpo pavarësisht këtyre dyshimeve se Bardhok Pllanaj ishte pjesë e këtij grupi kriminal, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë me bindje të plotë se ndaj tij nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga prokuroria.
 
“Kemi kërkuar arrestimin e 10 personave, duke ju drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të caktonte masën e “arrestit në burg” për ta. Katër vendime janë ekzekutuar nga policia, ndërkohë që mbeten pa u ekzekutuar dhe 6 vendime të tjera. Pra momentalisht kemi 6 persona në kërkim pasi dyshojmë se janë të imlikuar në trafikun e drogës.
 
Shtetasi që ju më përmendni, Bardhok Pllanaj, nuk është vendosur asnjë masë sigurimi në gjykatë”-tha një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetimet për këtë grup janë kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku në Shqipëri janë arrestuar 11 persona, ku shtatë prej tyre u arrestuan gjatë operacionit të koduar me emrin “Viluni”, mbrëmjen e 30 Shtatorit të vitit 2014, gjatë një operacioni të organizuar nga policia italiane, teksa po tentonin të trafikonin drejt Italisë me skaf, rreth 800 kilogramë kanabis sativa.
 
Më 30 Shtator, tek “Rana e Hedhun”, midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Guardia Di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues në det, çanta të zeza në përmasa të mëdha.
 
Pasi u nxorën nga deti, rezultuan 7 të tilla, të mbushura me mbi 200 kilogramë kanabis. Të nesërmen, mesditën e 1 Tetorit, në Grykëderdhjen e Bunës, në një distancë rreth 4 milje detare nga bregu i detit, policia gjeti të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me 594 kilogramë kanabis sativa.
 
 
Grupi i parë
Ermal Mehmeti
Indrit Rraja
Ervis Sulo
Leonidha Dhimojani
Mirjan Vitaj
Alfred Syli
Kristian Çokaj.
 
Grupi i dytë
Andrea Çaushi
Andi Mita
Kasëm Piluri
Altin Rramolli
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja