'Damask' goditet rrjeti i trafikut të migrantëve, 15 të arrestuar! Dy egjiptianë e dirigjonin nga Tirana! Sirianët hynin nga Greqia, paguanin 1500 euro për të kaluar kufirin (EMRAT)

Tiranë -  Ahmed Kensoëa dhe Mohamad Alfahek, me origjinë nga Egjipti, janë organizatorët e një rrjeti të madh të trafikimit të klandestinëve nga vende të Lindjes së Mesme në drejtim të Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar tokën shqiptare.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Tiranës, zbërtheu sot grupin përmes një operacioni të gjerë të koduar “DAMASK’, ku u arrestuan 15 persona, në mesin e të cilëve edhe pronari i një biznesi të dhënies së makinave me qira në Rinas, Dashamir Kullaj. Hetimet e nisura 12 muaj më parë identifikuan 24 në total, 5 prej të cilëve u arrestuan më herët, duke e çuar në 20 numrin e të ndaluarve dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

 Pas një hetimi 12-mujor, në kuadër të këtij procedimi është bërë i mundur individualizimi i përgjegjësisë penale për 24 subjekte të këtij procedimi penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 19 shtetas. 

Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.   Janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Sipas informacioneve që disponojmë, 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre' tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj

Vocaj ka zbardhur dhe skemën e trafikut ndërsa mësohet se 2 egjiptianët e drejtonin nga Tirana.

 "Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.

Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit" thuhet në deklaratë.

Pamjet e policisë treguan se në kontrollet e kryera u gjetën shumë të konsiderueshme parash, të fshehura nëpër sirtarë të dhomave të gjumit të të arrestuarve.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. 

Policia e ka akoma të paqartë numrin e saktë të të huajve që kanë mundur të hyjnë në vend përmes Greqisë dhe të kalojnë përmes tokës shqiptare në mënyrë të parregullt në pikat kufitare më Malin e Zi dhe Kosovën, por dyshohet se kryesisht hynin me dokumente jo të rregullta. Vetëm për këtë kalim ata paguanin shumë të mëdha që shkojnë deri në 1500 euro.

Drejtori i policisë Vocaj, i pyetur nga gazetarët, tha se “nuk ka punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë hetim dhe trafikim”.

Gjithashtu ai shpjegoi se grupi dyshohet se është i organizuar dhe hetimet mund t’i kalojnë SPAK-ut.

“Nuk është bashkëpunim i thjeshtë dhe ka forma të posaçme aktiviteti dhe do përcaktohet se nga cila do hetohet, nga Prokuroria e Posaçme apo e Tiranës”, u shpreh kryepolici ndër të tjera.

Emrat e të arrestuave
1-Rafael Demaj
2-Enriko Gjonaj
3-Mehmet Bregu
4-Arnold Kërçi
5-Khaled Shahin
6-Ahmed Kensova
7-Dashamir Kullaj
8-Mohammed Alfahel
9-Nazmi Avxhija
10-Juljan Avxhija
11-Florenc Avxhija
12-Klajvert Avxhija
13-Klaudi Mano
14-Trilind Gjana
15-Elton Ukaj
16-Eurel Ukaj
17-Kelti Xhani
18-Kastriot Xhani
19-Ilirjan Xhaferri

Operacioni u kodua 'Damask'  dhe procedimi penal ka nisur në vitin 2023 me nr. 5431. Në fazën finale të operacionit është bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
FOTOLAJM/ 'DAMASK', shkatërrohet grupi kriminal që trafikonin emigrantë! Këta janë organizatorët! Dirigjonin trafikun nga Tirana (FOTO)

1728986985_mohamadalfahekahmedkensowa.jpg

Foto: Te arrestuarit Mohamad Alfahek  Ahmed Kensowa

Shqiptarja.com siguron fotot e dy prej 15 të arrestuave të cilët dyshohet se janë organizatorët e këtij trafiku.

Ata janë Ahmed Kensowa dhe Mohamad Alfahek nga Lindja e Mesme të cilët sipas policisë ishin organizatorët e këtij trafiku dhe e dirigjonin nga Tirana.

Ora 11:50
“DAMASK”, shkatërrohet grupi kriminal që trafikonin emigrantë, Zbardhen EMRAT e 15 të arrestuarve

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema zbardh emrat e 15 të arrestuave në kuadër të operacionit "Damask'! Emigrantët vinin në mënyre të rregullt nga Rinasi dhe Greqia. Shqipërinë e përdornin tranzit për të shkuar në vendet e BE dhe kalimi ilegal bëhej nga Hani i Hotit në Shkodër dhe nga Morina në Kukës.

Sipas burimeve, vlera qe u merrej nga trafikantët shkonte deri ne 1500 euro. 


Emrat e të arrestuave
Rafael Demaj,
Enriko Gjonaj,
Mehmet Bregu,
Arnold Kërçi,
Khaled Shahin,
Ahmed Kensova,
Dashamir Kullaj,
Mohammed Alfahel,
Nazmi Avxhija,
Juljan Avxhija,
Florenc Avxhija,
Klajvert Avxhija,
Klaudi Mano,
Trilind Gjana,
Elton Ukaj,
Eurel Ukaj,
Kelti Xhani,
Kastriot Xhani,
Ilirjan Xhaferri,
Mikel Stefani
Ora 11:36
Goditet grupi i trafikut të emigrantëve sirianë! Video e arrestimeve dhe tufat me euro! Sekuestrohen 10 makina e pasaporta

Publikohen pamjet e arrestimit të 15 personave në kuadër të operacionit për të goditur një grup kriminal që merrej me dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.

Në video duken arrestimet të cilat janë krye në rrugë por dhe në lokal. Ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën dhe rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë. 

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar edhe 10 automjete

 Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipwri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë. 

 

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro