Një operacion për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni, me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë lëshuar 5 masa sigurie 'arrest me burg'. Katër persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim. Katër personat e arrestuar janë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat.
Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar.
Në orët në vijim priten të tjera detaje për operacionin, personat e arrestuar dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.








Komente
Komento