Trafiku i klandestinëve drejt SHBA, Report Tv zbulon ‘Konsullatën’/ Baza dhe rolet

TIRANE-Para pak ditësh u arrestuan 39 nga 51 persona të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, që kishin arritur të dërgonin në SHBA, Kanada dhe Angli mbi një mijë shqiptarë. REPORT TV sjell pamjet e apartamentit në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë që ishte kthyer në bazë të trafikantëve. Eno Muçollari së bashku me gruan Lirie Muçollari kishin marrë një apartament me qira në këtë zonë duke e kthyer në bazë të falsifikimit të dokumenteve.

Materialet për falsifikimin e dokumenteve i siguronte Liri Muçollari, bashkëshortja e Eno Muçollarit. Report TV ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku thuhet se “Liri Muçolari ka shkuar në 16 janar të 2018-së në Itali, ka qëndruar 4 ditë dhe kur është rikthyer i janë gjetur në bagazhe letra ngjitëse dhe karta plastike aq sa madhësia e kartave të identitetit”.

“Eno Muçollari, banues te kodra E Diellit, është personi që disponon laboratorin për falsifikimin e dokumenteve, sipas porosive dhe aktivitetin e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten”, thuhet në dosje.

Fuat Zaimi ishte personi që luante rolin e ndërmjetësit midis Eno Muçolarit dhe personave që dëshironin të kinin në SHBA dhe Kanada. Nikolin Priska shpërndante dokumentet e falsifikuara, ndërsa Haki Tarja dhe Bashkim Sorra ishin ndërmjetës. Ylber Rama porosiste dokumentet e falsifikuara.

Këta 7 persona ishin edhe krerët e këtyre grupeve kriminale që bënin falsifikimin e identiteteve dhe më pas dërgimin ilegal në SHBA, Kanada dhe Britani të shqiptarëve. Ndërkohë Luan Qyrku ishte organizator i emigrimit të paligjshëm, Genci Osmanaj transportues dhe përkthyes, Arben Kajaçi bënte transportin e shqiptarëve drejt Bullgarisë dhe më pas drejt Amerikës Latine.

Tanush Prengda dhe Përparim Kuke bënin akomodimin e emigrantëve të paligjshëm. Skënder Koçi dhe Shkëlqim Koçi drejtojnë një rrjet për emigrimin e paligjshëm të klandestinëve nga Republika Domenikane drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Dy bullgarët Borislav Krumov dhe Marin Vasilev bënin falsifikimin e dokumenteve në Bullgari dhe dërgimin e emigrantëve në SHBA nga Republika Domenikane.

39 persona kanë rënë në pranga si pjesë e këtyre grupeve kriminale, ndërkohë që 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. 39 të arrestuarit u lanë të gjithë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, mes tyre edhe 4 policë, ndërsa një tjetër oficer policie është ndaluar për dekonspirim të operacionit.

Këto grupe kriminale merrnin 7 mijë paund për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe si dhe 25-30 mijë dollar për trafikimin e emigrantëve shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

Report TV disponon edhe emrat e 11 shqiptarëve që kanë emigruar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe Kanadasë, por për shkak të sekretit hetimor vendos të mos i publikojë.



Dosja e prokurorise per banden e trafikut te klandestineve ne SHBA

d.b/shqiptarja.com

Ora 14:49
Zbulohet vendi ku ndodhej laboratori që bënte falsfikimin e dokumenatve, zbardhet dosja e plotë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

      Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë

    Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë