Trafiku i klandestinëve/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, koka e grupit turk

Trafiku i klandestinëve/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, koka e grupit turk

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar në Elbasan pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Iraku dhe vendet e tjera ku ka konflikte drejt Bashkimit Europian. Dje u arrestuan 8 persona, mes tyre edhe koka e grupit që është turk, ndërsa sot dy të tjerë, ndërsa operacioni i koduar "Tranzit" vijon.

Dje u arrestuan
U.Ç. 39-vjeç nga Stambolli, koka e grupit
G.B. 33 vjeç nga Tirana
R.SH. 39 vjeç nga Tirana
R.H. 38 vjeç nga Devolli
D.Q. 34 vjeç nga Tirana
E.M. 23 vjeç nga Tirana
A.Z. 32 vjeç nga Tepelena
F.S. 21 vjeç nga Tirana

Sot u arrestuan
M.K. 32 vjeç nga Tirana
M.K. 56 vjeç nga Tirana

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e klandestinëve nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi me destinacion vendet e BE-së. Sipas policisë, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan: celularë, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat realizonin aktivitetin kriminal, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër