Bandat shqiptare në Belgjikë vijojnë që të jenë shqetësim në disa qytete, mes tyre Brugge. Në ditët e fundit ka dalë para gjykatës një shqiptar, Endri K. i cili akuzohet për trafik kokaine. 30-vjeçari shqiptar pas një viti qëndrim në Belgjikë u bë pjesë e rrjetit të trafikut.
Avokati i tij ka thënë para gjyqit se shqiptari, kokainën e merrte nga një person që njihej me emrin si “Mohamed nga Molenbeek”. Përveç burgut, shqiptari rrezikon edhe një gjobë sipas medieve belge.
Ndërkohë që prokurori i dosjes tha se qyteti i Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës. “Tregtia e kokainës është shumë fitimprurës për ata, është shumë e vështirë që ata ti nxjerrësh nga Brugge” tha prokurori.
Vetum nje i ka majtet shqiptaret e.xhoxha tash ishalla ju del flaka tanve se mir e keni se keni kritiku shokun enver.
PërgjigjuMos ha bajga se t shplajn trurin