Trafiku i njerëzve nga Shqipëria
qeveria britanike e shqetësua
Në një raport të ri të qeverisë britanike, thuhet se trafikimi nga vende si Shqipëria, Polonia dhe Lituania ka parë një rritje të madhe kohët e fundit. Po kështu viktimat nga vende si Nigeria, Vietnami dhe Kina janë pjesë e këtij raporti.
LONDËR - Trafikimi në rritje i qënieve njerëzore nga Shqipëria dhe disa vende të tjera të Europës Lindore ka alarmuar autoritetet britanike të cilat paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa më të ashpra në këtë drejtim. Në një raport të ri të qeverisë britanike, thuhet se trafikimi nga vende si Shqipëria, Polonia dhe Lituania ka parë një rritje të madhe kohët e fundit. Po kështu viktimat nga vende si Nigeria, Vietnami dhe Kina janë pjesë e këtij raporti.
Pas publikimit të tij, qeveria në Londër njoftoi disa masa të reja kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe skllavërisë moderne. Sekretarja e Brendshme, Theresa May njoftoi se do te vendosen sanksione më të ashpra në këtë drejtim, përfshirë edhe dënimin me vdekje për personat përgjegjës për krimet më të rënda si sklavvëria e seksit. Megjithatë kritikët thonë se qeveria në të vërtet po injoron problemet më të rëndësishme që pasqyrohen në këtë raport.
Sipas këtij të fundit, gratë përdoren kryesisht për prostitucion ndërsa meshkujt për punë të rrezikshme fizike. Në raport thuhet gjithashtu se pjesa më e madhe e viktimave janë të tmerruar për të raportuar tek autoritetet dhe për të kërkuar ndihmë, dhe ata që e bëjnë shpesh “ndëshkohen” për këtë. Viktimave të trafikut u premtohet një udhëtim falas në Britaninë e Madhe, një vend pune dhe akomodim, shpesh edhe nga të afërm të tyre.
TIRANE, KONFERENCA STOP TRAFIKIMIT
Vetëm 3 ditë më parë, gjatë konferencës së organizuar në Tiranë “Stop trafikimit. Së bashku mund të bëjmë më shumë”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore është një sfidë emergjente dhe një problem alarmant, ndërsa vuri në dukje se në vendin tonë nuk ekziston asnjë bazë të dhënash për të mundësuar nxjerren e konkluzione.
Ndërsa premtoi një angazhim serioz për të nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Rama tha se janë shpërdoruar fondet e dhëna nga ndërkombëtarët. Po në këtë konferencë, ambasadorët e BE-së,
OSBE-së dhe SHBA-së shprehën mbështetje ndaj qeverisë në këtë luftë ndërsa nënvizuan nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit si dhe aplikimin e dënimeve më të ashpra nga sistemi i drejtësisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.8%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4792
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15