Trafiku i qenieve njerëzore, ambasadori i OSBE: S’ka sukses pa mbështetur prokurorët e gjykatësit
Në hapje të trajnimit folën zëvendësministrja e Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt
Ambasadori Bernd Borchardt dhe Rovena Voda
Si mund ta përdorin teknologjinë e informacionit strukturat ligjzbatuese për të luftuar trafikimin e personave? Kjo është tema e një trajnimi dyditor, që filloi sot në Akademinë e Sigurisë, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm dhe Koordinatorit të OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
Trajnimi është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për institucionet shqiptare në luftën kundër mënyrave tradicionale dhe të reja të trafikimit nëpërmjet një sërë masash, duke përfshirë zhvillimin e politikave, legjislacionit, ngritjen e kapaciteteve dhe lehtësimin e bashkërendimit ndërinstitucional.
Në hapje të trajnimit folën zëvendësministrja e Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, dhe Përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinator i OSBE-së në detyrë për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Valiant Richey.
“Me gjithë legjislacionin e avancuar në fuqi dhe Mekanizmit Kombëtar të Referimit, Shqipëria ende përballet me sfida të rëndësishme në parandalimin e këtij krimi, mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e trafikantëve. Unë i nxis strukturat përkatëse të policisë ta ndjekin këtë temë me interes, pasi do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në vitet e ardhshme”, tha ambasadori Borchardt.
“Ne mbetemi të përkushtuar të vijojmë të mbështesim institucionet e ndryshme të përfshira në luftën kundër trafikimit të personave, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit, pasi e dimë që policia nuk mund të arrijë sukses kundër trafikantëve pa përpjekjet e prokurorëve,” shtoi ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44