Trafiku i qenieve njerëzore, ministri
Tahiri: Sekuestro aseteve kriminale

Trafiku i qenieve njerëzore, ministri<br />Tahiri: Sekuestro aseteve kriminale
TIRANË - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar sekuestrim të aseteve pasurore dhe paratë që disponojnë personat të cilët merren me veprimtarinë kriminale të trafikimit të qënijeve njerzore. Në aktivitetin e promovimit të strategjisë kombëtare antitrafik 2014-2017 Tahiri u shpreh se qeveria shqiptare është e vendosur të luftoj pa kompromis këtë fenomen.

“Luftë pas asnjë kompromis kundër skllavërisë moderne. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është prioritet i qeverisë, kemi marrë një sërë nismash të cilat kanë sjellë daljen e Shqipërisë nga lista e turpshme e DASH te vendet në vëzhgim. Nuk mund të mjaftohemi me kaq.”- tha Tahiri.
 
Sipas tij, strategjia kundër trafikimit të qenieve njerëzore lidhet me të drejtat e njerëzve.
 
Më tej Tahiri, vlerëson se janë disa elementë të cilët ndikojnë në këtë listës. Ku së pari është ndëshkimi ndaj autorëve, dyti treti mbështetja ndaj viktimave, së treti parandalimi dhe elementi i katërt është bashkëpunimi ndërinstitucional.
 
“Elementi i parë ndjekja penale e trafikantëve. Objektivi ynë të ndjekim paranë që vjen në trafikimi i qenieve njerëzore. Elementi i dytë mbrojtja dhe asistimi i viktimave. Duke fuqizuar skemat mbrojtëse dhe ato integruese dhe ofrimi falas i shumë shërbimeve që do i ndihmonin të integroheshin në shoqëri.  Element thelbësor është parandalimi. Duhet krijuar aksesi i nevojshëm por të lehtësuar kontaktin e qytetarët dhe viktimës me shtetin. Parandalimi është shumë më mirë  sesa ndëshkimi. Akoma më shumë duhet bërë për bashkëpunimin në vend dhe institucioneve.” –tha Tahiri.
 
Tahiri: Azilkërkuesit problem, pranga prindërve që braktisin fëmijët 
Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri dënoi edhe shtimin e lartë të numri të azil kërkuesve me fakte të pavërteta në vendet e BE duke dhënë një shembull që nga 97 kërkesa për azil ose vetëdeklarime për shfrytëzim seksual, vetëm 4 janë të vërteta.
 
“Problem i madh është i fëmijëve të pashoqëruar e prindërve që lën fëmijët jashtë. E konsiderojmë vepër penale. Procedojmë penalisht ata prindër që lënë fëmijë në vendet e BE. Nuk ka asnjë rrugë që mund të fitohet azil përmes falsifikimeve e rrugëve të pavërteta.”- tha Tahiri.

Cannon: Rastet e pavërteta të azilkërkuesve, dëmtojnë imazhin e një vendi
Nga ana e tij ambasadori anglez kërkoi që të mos abuzohet me kërkesat për azil drejt vendeve të BE-s, ku shumë shqiptarë të cilët kanë pretenduar se kanë qenë viktima të trafikut kanë rezultuar se kanë gënjyer.
 
“Numri i trafikimeve është rritur veçanërisht vitet e fundit. Trafikantët meritojnë dënime maksimale. Shumë gra kanë ardhur në Angli duke deklaruar se janë trafikuar e kanë kërkuar azil. Disa prej tyre janë raste të vërteta, por shume janë mashtrime. Rastet e pavërteta dëmtojnë imazhin e një vendi, ulin besimin tek investitorët.” – tha ambasadori Nichoas Cannon.

Arvizu: Të merren në mbrojte viktimat e trafikuara 
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh se mbështetja për qeverinë shqiptare dhe agjencitë ligj zbatuese do të mbetet maksimale, por e rëndësishme është të këtë rezultate konkrete.
 
“Shqipëria përmirësoi performancën e saj në raportin e DASH, qeveria duhet të përgëzohet për këtë arritje. Megjithatë qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj. Dua të theksoj tre rekomandime kyçe që janë përfshirë në planveprimin e sotëm. Së pari. Shpresojmë të shohim bashkëpunim. Jam i kënaqur që shoh shumë përfaqësues të policisë sot. Së dyti. Shpresoj të shohim një rritje të viktimave të identifikuara e të ndihmuara. Së treti. Duam të shohim rritjet të fondeve ndaj OJQ-ve dhe shoqatave për ndihmesën e  viktimave.”- tha Arvizu.
 
Më tej ai shtoi se SHBA muajin e kaluar është akorduar një grand prej 450 mijë dollarë për të mbështetur luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore në veri.

Rauning: Strategjia serioze në luftën kundër trafikut 
Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning e ka cilësuar strategjinë kundër trafikimit të qenieve njerëzore si serioze. Më tej ai ka shtuar se ka ene shumë për të bërë mes retorikes dhe veprimit duke theksuar se një qasje e koordinuar do të sigurojë mbrojtjen e duhur për viktimat e trafikut.Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE, Florian Rauning 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?