TIRANË – Pas 2 muajsh, në rrugët e Tiranës do të fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë, 23 kamera vëzhgimi dhe elementë të tjerë të kontrollit të trafikut. Ato janë pjesë e projektit të Qendrës së Menaxhimit të Trafikut Urban, që kushtoi 8 milionë euro.
Këtë fakt e bëri të ditur sot, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili mbikqyri punimet përfundimtare që janë duke u kryer nga kontraktori. “Projekti kushtoi 8 milionë euro”, - tha Basha,-“nga të cilat, 6 milionë u përdorën për infrastrukurën e qytetit , kryesisht për Unazën e vogë dhe vlera e mbetur, për këtë qëndër”.
“Projekti ka disa element në vetvete”,- tha ai, -“ si lidhjen e kamerave dhe të transformatorëve ekzistues me “trurin” automatik; instalimin e 6 tabelave të udhëzimeve për përdoruesit e infrastrukturës rrugore dhe vetë qendrën e kontrollit operativ. Si rezultat, të dhënat për trafikun do të merren në kohë reale”.
“Sistemi do jetë operativ brenda dy muajve të ardhshëm, pasi të përfundojë investimi dhe trajnimi i stafit”, - tha më tej kryebashkiaku.-“ Qëndra e menaxhimit të Trafikut ndërtohet për herë të parë në Shqipëri dhe është një projekt modern, që e kanë shumë qytete të zhvilluar të Europës. Madje, disa prej këtyre qyteteve që kanë afërsisht popullsi dhe territor sa ai i Tiranës, nuk kanë këto kapacitete që kemi instaluar ne. Selaniku, p.sh, nuk ka as 1/3 e kapacitetit të instaluar në Tiranë”.
"Ky sistem”, - përfundoi Basha, -“ afron siguri e lëvizshmëri për trafikun dhe këmbësorët, përqëndrim më efikas të infrastrukturës së qytetit dhe kontribon në përmirësimin e cilësisë së ajrtit nëkryeqytet”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com