Trafiku, kapen 1300 fishekë
luftarakë do shiteshin në Greqi
Sasia e municioneve luftarake u sekuestrua dje pasdite nga policia kufitare Tre Urat në Përmet. Municionet nga Erseka do të çoheshin në Patra tek një shtetas grek kundrejt 1200 eurove. ( ne foto pamje nga municionet e sekuestruara)
GJIROKASTER- Një sasi municionesh luftarake me destinacion Greqinë u sekuestrua dje pasdite nga policia kufitare Tre Urat në Përmet. Municionet, 1300 copë fishekë luftarakë pistoletë ishin marrë në Ersekë dhe do të çoheshin në Patra tek një shtetas grek. Policia e Qarkut të Gjirokastrës bën të ditur se arrestoi drejtuesin e mjetit ku u gjetën municionet Aurel Seiti, i cili do të përfitonte 1200 euro nga kjo ngarkesë.
NDALIMISekuestrimi I municioneve ndodhi dje pasdite rreth orës 16.30. Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Tre- Urat Përmet të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ushtruan një kontroll rutinë në automjetin tip Audi A4, me targa AA 596 BL, që drejtohej nga 35 vjeçari nga Erseka.
Municionet u gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes së së pasme të pasagjerit , si dhe në mbështetësen e pasme të sediljes. Fishekët luftarakë ishin paketuar në dy qese letre të mëdha, dhe secila kishte nga 650 copë, fishekë luftarak për pistoletë
. TRAFIKU I ARMEVE”Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezultoi se ky shtetas i kishte marrë fishekët në Ersekë dhe do ti çonte në Patra tek një shtetas grek kundrejt një shume prej 600 euro për secilën qese.”- bën të ditur policia e Gjirokastrës.
Policia bën të ditur se materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake”.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.2%
-
Frikë se humbin
43.3%
-
Arsye të tjera
7.6%
Vota total: 1424
Lajme të tjera
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: ”Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…”
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48
-
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe
29 Mars, 13:37
-
A po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish! Nuk i lëmë vetëm në këtë kohë krize
29 Mars, 13:31
-
14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë
29 Mars, 13:29
-
Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare
29 Mars, 13:23