Trafiku  droges drejt Italisë
në gjyq korrieri e pronari

Trafiku  droges drejt Italisë <br />në gjyq korrieri e pronari
Pronari i drogës dhe një korrier janë marrë të pandehur për akuzën e trafikut të drogës në Itali. Beqir Lala dhe Tushmir Lleshi janë dy personat që në muajin janar të këtij viti tentuan të trafikojnë mbi 10 kilogram heroinë dhe 202 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Stativa. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e drogës në drejtim të Italisë. Gjithçka është përgatitur në mënyrë të përsosur dhe se në datën 9 janar i pandehuri Tushmir Lleshi në rolin e korrierit ka marrë përsipër të transportojë nga porti i Durrësit, sasinë e drogës të cilën e kishin fshehur mbi mbulesën e karrocerisë së kamionit. Ka qënë qeni i antidrogës ai që ka zbuluar planin e dy trafikantëve, i cili ka nuhatur se në trupin e kamionit ishte fshehur lëndë narkotike. Kaq ka mjaftuar që mjeti me targa "AA GL 7777" ti nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm, ku fillimisht është zbuluar hashashi dhe se pas një kontrolli të dytë të ditës tjetër është gjetur dhe sasia e heroinës. Menjëherë është kapur në flagrancë shtetasi Tushmir Lleshi, ndërkohë që vashdon të jetë në kërkim pronari i drogës Beqir Lala.
Dosja e prokurorisë
Në datë 09 janar 2012 rreth orës 19:10 minuta nga ana e punonjësve të policisë së Stacionit të Policisë Kufitare P.K.K.Porti Durrës është kapur në flagrancë shtetasi Tushmir Lleshi. Ky shtetas u kap teksa po fuste në portin e Durrësit kamionin me trg AA GL 7777 Mercedes Benc i cili do të udhëtonte në drejtim të Italisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion në pjesën e sipërme të tavanit e cila ishte e mbuluar me material plastik me ngjyrë të bardhë u gjetën 20 pako në formë paralelopipedi të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe në të cilat dyshohet se ka lëndë narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme 10 kg e 164 gr. Gjithashtu u gjetën po në këtë vend të kamionit dhe 201 pako me formë e përmasa të çrregullta të mbështjella me natribant ngjyrë kafe me peshë të përgjithshme 202 kg e 108 gramë brenda të cilave dyshohet se ka lëndë narkotike cananabis Sativa. Sipas akteve të ekspertimit biokimik të lëndës së sekuestruar rezultoi se sasia prej 10 kg e 164 gr është me përmbajtje heroine ndërsa sasia e lëndës prej 202 kg e 108 gr është cannabis, produkt herbal i bimës cannabis sativa. Pasi u kryen veprimet e domosdoshme proceduriale nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u morën të dhëna në lidhje me pronarin e kamionit si dhe personat që do e transportonin këtë lëndë narkotike.
Dëshmia e shoferit
Në shpjegimet e para që dha i kapuri në flagrancë Tushmir Lleshi shpjegoi se këtë kamion ia kishte dhënë shtetasi Beqir Lala për ta çuar në port ku kamioni do të transportohej me traget për në Itali. Policia Gjyqësore sekuestroi në kamion dhe biletën e tragetit të kamionit që kishte prerë Beqir Lala. Gjithashtu u morën të dhëna edhe në lidhje me numrat e telefonit që dispononte jo vetëm i kapur në flagrancë por edhe pronari i kamionit shtetasi Beqir Lala. Një fakt i tillë u konfirmua dhe nga të dhënat që iu morën shtetasit Fatmir Ymeri i cili kishte kontaktuar në telefon me Beqir Lalën për të hypur në traget kamionin ku u kap dhe lënda narkotike. Nga tërësia e veprimeve proceduriale të kryera deri tani rezulton që shtetasi Tushmir Lleshi është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të narkotikëve" të kryer në bashkëpunim dhe për këtë fakt është kryer arrestimi i tij në flagrancë. Pas kësaj është shpallur në kërkim poseduesi i drogës shtetasi Beqir Lala, i cili ende vashdon të jetë në kërkim ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori