Trafiku në Itali, shqiptarët
e drogës nga korrierë në bosa

Trafiku në Itali, shqiptarët<br />e drogës nga korrierë në bosa
BARI- Ushtarakët e GICO të Guardia di Finanza të Barit kanë shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. U arrestuan 12 shqiptarë, ndërmjet të cilëve edhe kapoja i tyre Emiljano Spahiu, 35 vjeç.  Operacioni quhej “Riviera” duke mbajtur emrin e anijes me të cilën vinte droga në Portin e Barit, përfundoi pas investigimit që kishte nisur që nga viti 2010.

Referenti puliez i organizatës, Besnik Delaj u arrestua në Foggia. Ai do të dorëzonte drogën që në një pjesë do të qëndronte në Puglia (por jo në Bari ku organizatat kriminale lokale nuk lejojnë shpërndarjen e mallit nga grupe të tjera), dhe po aty ishte vendosur edhe laburatori që ndante edhe drogën.

Arrestohen 12 trafikantë shqiptarë dhe sekuestrohen rreth 11 kile marijuanë, 17 kile heroinë dhe 2.5 kile kokainë. Këto janë të dhënat e një superaksioni antidrogë që u zhvillua mëngjesin e djeshëm nga Policia dhe Guardia di Finanza e Barit, e kordinuar me drejtorinë Antimafia, në aksin Bari-Modugno-Gravina-Altamura. Eshtë sekuestruar gjithashtu edhe një laborator i destinuar për prerjen dhe konfeksionimin e substancave narkotike.

Hetimet filluan pas gjetjes së një laboratori të vërtetë, në një apartament të vendosur në Cesano Boscone, i destinuar për prerjen dhe konfeksionimin e drogës në të cilën u gjendën edhe disa celularë shqiptarë të dhëna nga tre narkotrafikantë shqiptarë, të gjithë të arrestuar në flagrancë.

Operacioni antidrogë erdhi në fund të një aktiviteti investigativ delikat dhe kompleks (me shërbime vëzhgimi) i orientuar në monitorimin e disa shqiptarëve që vepronin në zonën bareze, dhe që në harkun kohor të disa javëve i lejoi specialistët e antidrogës të zbulojnë vendet e punës me lëndët narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, ushtarakët i surprizuan tre narkotrafikantët që posedonin më shumë se 17 kile heroinë, më shumë se 2.5 kile kokainë, ashtu sikurse edhe materialet e nevojshme për të prerë dhe konfeksionuar lëndën narkotike në qese me masa të ndryshme. Ndër të tjera u sekuestruan edhe më shumë se 100 mijë euro, të ndara në pako që dukeshin se ishin numëruar, dhe me çdo mundësi, të destinuara për marrjen e sasive të reja të lëndëve narkotike.

Si provë e profilit të lartë kriminal të tre narkotrafikantëve të arrestuar, dhe të vendosur në burgun e San Vittore, ishte edhe zbulimi i një arme prodhim belg futur në një revistë, që kishte gjashtë fishekë. Po ashtu edhe një armë vdekje prurëse e ngjashme me një stilolaps, të gjitha të fshehura në pakot e makaronave.

Hetimet më pas u përhapen në gjithë rajonin e Puglias. Në 7 korrik në Barletta në kuadër të një kontrolli të territorit, për trafikun e lëndëve narkotike, ushtarakët e GICO gjetëen në një makinë të një qytetari të vendosur në Barletta një cantë me 20 paketa marijuanë të tipit “Skunk” në një peshë prej 11 kilesh dhe 6 pako hashash me nga 600 gramë secila të konfeksionuara dhe të fshehura për kontrolle eventuale.

Ishte tipi i veçantë i drogës së sekuestruar “skunk”, 4 herë më e fortë sesa hashashi, e prodhuar nga bashkimi i Canabis Sativa (75%) dhe Canabis Indica (25%) që është prodhuar falë modifikimit gjatë kultivimit, për të cuar në një drejtim tjetër investigimi: në treg, “Skunk” mund të kushtojë për klientin e fundit, deri në 60 euro për gram (45 euro është kostoja që e merr organizata kriminale) kundrejt 10 eurove që janë kosto, si gjithmonë për konsumatorin final (tetë euro për organizatën kriminale) nga marijuana normale, dhe nëse kjo sasi do të dilte në treg, do të kushtonte të paktën rreth 650 mijë euro.

Rezultatet e viteve 2010-2013
Janë rezultate që demonstrojnë pa asnjë ekuivok sesi mafia shqiptare ka arritur atë stad lartësie në trafikun ndërkombëtar të drogës që vendoset në merkaton kriminale, ndërmjet një komuniteti të vogël bashkëpunëtorësh në disa shtete, në gjithë evropën (në mënyrë të vecantë në Itali, Spanjë, Hollandë dhe Gjermani), por që e shohin Puglian si pikën kyce për ecurinë e trafikut. Mjafton të mendosh se nga janari 2010 deri në qershor 2013 vetëm nga hetimet e antidrogës dhe prokurorisë së Barit, që i janë besuar Guardia di Finanza, kanë sjellë në mënyrë kompleksive arrestimin e 419 shqiptarëve, gati 8.5 tonelata marijuanë dhe hashash, 307 kile heroinë dhe 36 kile kokainë të sekuestruara (nga këto 73 të arrestuar, 7 tonelata me “bar” 220 kile heroinë të sekuestruara vetëm në Portin e Barit që konfirmohet si një pikë kyce e kalimit të substancave narkotike).

Pulia kryqëzon trafiqet
Territori puliez në këtë mënyrë konfirmohet pika kryesore e hyrjes nga deti e substancave narkotike që vijnë nga Shqipëria dhe si një vend ku operohet nga grupe kriminale shqiptare për trafikun e lëndëve narkotike dhe të diversifikuar dhe realizohet në këtë mënyrë:
Duke i kaluar zbarkimet në brigjet salentine, duke përdorur gomone të larta, e fundit e të cilave gjatë javës së kaluar që solli në sekuestrimin e 1.2 tonëve marijuanë;
Nëpërmjet tokës, dhe në mes është gjithmonë një korrier, shpesh me nënshtetësi italiane, hollandeze apo gjerman për trasnportin e lëndëve narkotike nga vendet që i kanë stok (Spanja, Hollanda e Gjermania). Në këtë pikë, regjistrohet një rimarrje e rrugës tradicionale ballkanike në dritën e kontrollove të policisë gjatë brigjeve përvecse edhe në porte: lënda narkotike merret nga një apo më shumë stafeta që me anë të makinave bëjnë transportin e drogës;
Në mbledhjen e sasive narkotike dhe në pagesën e dërgesave të drogës principialisht nga dorëzimi direkt i parave në dorë. Sa i përket kësaj rezultojnë me një interes investigimi të vecçantë disa dërgesa të përdorura nga narkotrafikantët shqiptarë për riatdhesimin e të ardhurave nga shitjet e lëndës narkotike.
Kjo bëhet edhe nëpërmjet pastrimit të parave, psh, duke blerë në Itali makina luksoze që përdoren për tu shitur në vendin e Shqiponjave; këto të ardhura do të shkojnë sërish në arkat e të njëjtave organizata kriminale.
Vigjilenca dhe kontrasti i këtyre operacioneve nga ana e Guardia di Finanza, në Portin e Barit, arrihet nëpërmjet këtyre hapave:
Kur mbërrijnë anijet, njësitë operative në bord procedojnë – në abientet portuale (marrin të dhëna për listat e pasagjerëve, skanojnë programet informative që marrin sinjale dhe përdorin edhe historinë e tranziteve që bëjnë makinat, pasagjerët, duke dhënë edhe gjendjen alert)- dhe si individualizimin e pasagjerëve apo makinave që vendosen nën kontroll;
Në fund të operacioneve të zbarkimit, ata që janë idividualizuar ndalohen për kontroll, edhe nëpërmjet metodologjive të inspektimeve të vecanta (ka një makineri me një gjenerator RX që përdoret për kontrollet e personave dhe makinave gjatë fazës së tranzitit, dhe që funksionon në mënyrë automatike falë edhe një grupi elektronik i lidhur me monitorë që i lejojnë autoriteteve policore që mund të japin një pamje të përgjithshme të ngarkesës që transportohet).

Evoluimi i mafies shqiptare
Pasi fillimisht mbledhin marijuanën e prodhuar në vend, sot roli i kriminelëve shqiptarë është rritur nga ai i fillimit nga “korrierët” e thjeshtë tek referentët e rëndësishëm dhe të besueshëm të organizatave trafikante të zonave të prodhimit, tranzitimit, stokazhit dhe konsumit. Por evoluimi i kriminelëve shqiptare nuk ka të bëjë vetëm me narkos: cilësia e mallit të kultivuar në vendin e Shqiponjave është përmirësuar shumë, për më tepër përsa i përket marijuanës që, nga një prodhim artizanal, gati në ‘kushte familjare”, sot ka arritur nivele kultivimi industriale (janë ngritur sera të mëdha të prodhimit cka e prodhon edhe në muajt e ftohtë).
Jo vetëm në ngritjen në kualitetin kriminal nga “korrierë” tek “narkotrafikantë”, organigrama e klaneve shqiptare, megjithatë, mbetet ende një strukturë e mbyllur: ata që i përkasin bëjnë pjesë në të njëjën bërthamë familjarë ose të të njëjtit fshat që i jep referim të njëjtit kapo më të madh dhe shumë shefave të ndërmjetëm. Kodi i tyre i referimit vazhdon të jetë “kanuni”, një bashkim ligjesh zakonore të transmetuara gojarisht që, ndërmjet të tjerave, parashikojnë detyrimin e hakmarrjes për ofendime dhe besnikëri në familje. Mbajtja e strukturës garantohet më pas, përveçse nga një bazë drejtimi në Shqipëri, dhe nga një sërë celulash operative me anë të të cilave të afërmit arritën, për disa vite, të rregullojnë pozicionin e tyre në territore të ndryshme ku operojnë, duke krijuar një pikë referimi dhe duke rakorduar strategji të rëndësishme për trafikantët. Shpesh bëhet fjalë për subjekte të integruara në mënyrë perfekte me popullsinë lokale që, në shumë raste, bëjnë një jetë në dukje normale.
Nga një analizë kriminologjike realizuar nga GICO e Barit, ky bashkim vjen sigurisht në Puglia, ku kriminaliteti shqiptar është përshirë në mënyrë perfekte gjatë viteve, në shtresat sociale, por ka qenë në gjendje edhe për të krijuar aleanca me malavitën lokale: në mënyrë të vecçantë gjatë viteve të fundit, eshtë hasur një impenjim sistematik, me role të ndryshme (që nga korrieri te magazinieri) të qytetarëve italianë nga ana e shqiptarëve, të cilët kontrollohen më pak nga policia.
Të dhëna të tilla kanë dalë si nga operacioni “Riviera 2011”, por edhe në ditët e kaluara: “krerët” e organizatave shqiptare kanë vendosur më shumë se 600 kg marijuanë në një kontenier të vendosur në zonën e rrethuar të një kantieri që disponohej nga një qytetar italian breshian, të cilit i besohej edhe kjo sasi e çmuar, por nën kujdestarinë e shqiptarit Eduart Muçaj; ashtu sikurse edhe në operacionin “The Butchers 2011”, ku një qytetar italian i Porto Cesareo komandohet nga “krerët” shqiptarë për të shkuar në brigjet salentine me furgonin e tij për të marrë gati 500 kg marijuanë që sapo kishte mbërritur nga deti me gomone.
Shumë sinjifikative është edhe situata që doli nga hetimet “Shoku” të 2010, ku një qytetar italian i Altamurës me makinën e tij u vendos në dispozicion të shqiptarëve, edhe këta të vendosur në Altamura, si “shofer” për të shkuar në Bolonja dhe për të tërhequr një sasi heroine e destinuar për tregun puliez. Po edhe pse organizatat kriminale shqiptare arrijnë gjithmonë e më shumë të marrin në dorë gjithë linjën e trafikut (që nga kultivimi, tek kalimi deri tek distribucioni kapilar në territorin e destinuar) ka gjithmonë një “limit” me të cilin haset aktiviteti i tyre: në lagjet e Barit, aktiviteti i shpërndarjes mbetet në kontrollin total të organizatave kriminale lokale.

Hetimi më i rëndësishëm si kontrast
Operacioni “Riviera 2011”; Hetimi u shkaktua nga sekuestrimi i rreth 1 kg heroinë në portin e Barit, në tetor të vitit 2010 – që çoi edhe në identifikimin e arrestimin e 9 shqiptarëve dhe italianëve që i përkisnin një organizate kriminale dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës që vepron në Shqipëri, Greqi e Itali, me degë në disa qytete italiane, duke përfshirë Salo dhe Gardone Riviera nel Breciano, vetë në Breshia, Saronno nel Varesotto, Como, Genova dhe Foggia, të afta për të lëvizur sasi të mëdha të lëndëve narkotike të tipit marijuanë. Operacionet e paligjshme ishin të planifikuara në çdo detaj, nga mbledhjet e kapove të veprave penale në Shqipëri, larg “syve” dhe “veshëve” të të tjerëve.
Organizata mund të mbështetej në një strukturë logjistike transnacionale, në mënyrë që të lëvizte sasi të mëdha marijuane dhe të përfshinte edhe struktura lokale për depozitat e tyre, si në Greqi (në mënyrë të vecantë në Patrasso) ashtu edhe në Itali. Që nga këtu, droga kalonte me skaf në linjat lokale të narkotrafikut ku operonin grosistët e vërtetë të organizatës kriminale.

StatoQuotidiano.it

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi