Trafiku paralizon Tiranën, ‘karvane’ mjetesh në rrugë, qytetarët: Është bërë i padurueshëm, na streson

Trafiku paralizon Tiranën, ‘karvane’ mjetesh në rrugë, qytetarët: Është bërë i padurueshëm, na streson

Qytetarët flasin për trafikun në Report Tv

Tirana po përballet me një situatë jashtë kontrolli të trafikut të mjeteve. Tashmë nuk ka më orar të pikut të trafikut sepse në çdo kohë që qytetarët zgjedhin për të qarkulluar, arteriet kryesore janë të bllokuara apo kthehen kalime me pengesa.

Shkak kryesor i paralizimit të kryeqytetit janë mjetet e parkuara në shkelje të rregullave të qarkullimit, të parkuara dyshe apo të lëna me sinjal pritje nga drejtuesit.

Report TV prej ditësh po përcjell situatën kaotike në kryeqytet shoqëruar edhe me analizat e ekspertëve. Situata bëhet më shqetësuese teksa jemi në fund vit kur në Tiranë shtohen edhe vizitorët.

Ndërkohë qytetarët  për Report TV shprehen se  trafiku është bërë i padurueshëm dhe stresues.

"Le të themi që më shumë kohë na harxhon trafiku për të shkuar, p.sh. unë e kam punën më larg zëre nga të gjithë se e kam jashtë Tirane, kështu që më merr diku tek 2ore e 30 minuta", tha një qytetar për Report Tv.

"Përpiqemi të mbijetojmë në trafik, asgjë më tepër gjithçka, po çfarë do bëhet? A mund të zgjerohen rrugët, a ka vend a s’ka? Kjo situatë është kështu, sepse ka makina që futen vazhdimisht, të gjithë qarkullojnë me makinë nuk ka alternativë tjetër", u shpreh një qytetar tjetër.

Po ashtu edhe qytetar të tjerë thonë se për këtë situatë duhet një zgjidhje, sepse njerëzit po konfliktohen me njëri tjetrin.

"Trafiku është shumë i rënduar për zotin. Na ik truni fare gjithë ditën, duhet të ketë ndonjë zgjidhje se kështu, ne jemi në lëvizje gjithë kohës. Zgjidhja duhet të hapet ndonjë rrugë tjetër, ndonjë diçka ose makina që parkohen. Po ndikon psikologjikisht ndikon shumë njëherë, plus që zihesh dhe me njerëzit, më kupton, ja shife", tha një qytetar.

"Sidomos këto ditët po afrojnë dhe festat është humbje si te shpenzimet si te karburantet si tek stresi më shumë", tregon një qytetar tjetër për Report Tv.

"I am very good,trafik shumë keq", thotë një qytetar.

"Ja pra tu vuajt çfarë të bëjmë. Rimë gjithë ditën në trafik edhe mos mbarojmë dot një punë, me një fjalë na ka mërzitur jashtë masë. Trafiku në Tiranë është nuk durohet më" shprehet qytetari.

"Kanë marrë nga tre makina secili këtu, është rritur mirëqenia. Pimë cigare më shumë", tregon një tjetër.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahaha: 19/12/2024 17:53

    Ju doni kohen e xhaxhit enver.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martin Canit, Dogjani: Nëna e tij ka muaj që se sheh më djalin! Në shkolla nuk ka asnjë siguri  

Vrasja e Martin Canit, Dogjani: Nëna e tij ka muaj që se sheh më djalin! Në shkolla nuk ka asnjë siguri