Arrestohet trafikanti i klandestinëve në Gjirokastër, pas kontrollit policia zbulon 6 sirianët (VIDEO)

GJIROKASTER-Kapen gjashtë sirianë dhe trafikanti nga Memaliaj që po i transportonte me destinacion Shkodrën. Operacioni është zhvilluar 45 km në thellësi të territorit shqiptar, teksa refugjatët kishin ardhur nga Greqia.

Trafikanti është arrestuar duke i transportuar me automjetin e tij në drejtimin të Shkodrës. Ai është një i ri nga Memaliaj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Mbi të riun rëndon vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore. Report Tv sjell pamjet e refugjatëve para drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.

Kujtojmë që prej disa muajsh në kufirin shqiptar janë vendosur edhe forcat e FRONTEX për të parandaluar refugjatët që vijnë nga vendet që janë në konflikt dhe përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale