TIRANE-Policia e Shtetit ka ndalur një efektiv policie, i cili dyshohet se ka dekonspiruar operacionin për goditjen e 7 grupeve kriminale që dërguan mbi një mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli përmes shumave nga 7 mijë paund, deri te 30 mijë dollarë. Polici i ndaluar është Adriatik Bakiasi dhe nga burimet për Report Tv nga policia pohohet se dekonspiroi operacionin e falsifikuesve të dokumenteve.
Operacioni u finalizua para dy ditësh dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen. Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.
Ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë pozicioni i Adriatik Bakiasit, i cili eshte polici i peste i perfshire ne kete ngjarje dhe qe u ndalua mbrëmjen e djeshme për dekonspirim të operacionit. Report Tv zbuloi se 39 personat e arrestuar bënin falsifikimin e dokumenteve për emigrantët e paligjshëm që kanë dërguar në Britani, SHBA dhe Kanada, sikur këta të fundit ishin shtetas europian, bullgar apo të tjerë.
/Shqiptarja.com

Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Këto 7 grupe kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëve. Kjo për faktin se rreth 200 shqiptare janë dërguar në Britani, ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Burime policore thanë se një pjesë e dokumenteve falsifikoheshin në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër jashtë vendit tonë.
d.b/shqiptarja.com