Grupi i Moisi Habilajt është në hetim dhe në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, por prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka finalizuar një operacion për arrestimin e tyre. Ky hetim po kryhet në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes në Itali.
Tek Krimet e Rënda janë angazhuar tre prokurorë për çështjen hetimore dhe më konkretisht Vladimir Mara, Përparim Kulluri dhe Pranvera Hoxha. Të tre prokurorët kanë mbajtur takime të shpeshta dhe me prokurorinë e Leçes, madje kanë zhvilluar në Tiranë dhe një takim me kryeprokurorin e Leçes, Cataldo Motta.
Nuk dihet deri në çfarë faze janë këto hetime, por hetuesit e dosjes gjatë kësaj kohe e kanë pasur të vështirë të përparojnë me veprimet hetimore, për shkak se herë pas here janë dekonspiruar. Prokurori Vladimir Mara po heton dosjen e veçuar të Treblovës, në të cilën u bllokuan 23 ton hashash, ndërkohë që prokurorët Përparim Kulluri dhe Pranvera Hoxha janë pjesë e Task-Forcës që po hetojnë mënyrën e sofistikuar të funksionimit të grupit dhe mënyrën se si ata komunikonin me njëri-tjetrin për ndarjen e detyrave.
Një javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për një grup trafikantësh droge, mes tyre edhe për një oficer policie të shpallur në kërkim Renato Avdulaj. Por ndërkohë prokuroria veçoi dosjen për vëllezërit Habilaj që dyshohen të jenë zotërues të këtyre parcelave mes fshatrave Treblovë e Vezhdnanisht, parcela të asgjësuara verën e 2016. Për operacionin e Italisë mbi grupin e trafikantëve në Shqipëri janë të shpallur në kërkim katër persona, të dyshuar si anëtarë të rrjetit.
Por ndërkohë kjo nuk është çështja e vetme ku po hetohet kultivimi i cannabis sativës në Shqipëri. Prokurorët kanë aktualisht nën hetim edhe një dosje të Guardia di Finanzes ku detajohen misionet e fluturimit për 2016. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të nisë në ditët në vijim një hetim pasuror për anëtarët e grupit të Habilajve.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO