Korçë, shkatërrohet banda e drogës, 7 në pranga, mes tyre organizatori dhe njëri prej tyre subjekt i OFL-së! Më herët u arrestuan edhe 5 të tjerë (VIDEO)

Arrestohen 7 person në Korçë, pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Në pranga 2 transportuesit e kanabisit, Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi, organizatori i trafikut Mario Tanellari, i dënuar edhe më parë për drogë. Arrestohen edhe poseduesit e kanabisit, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko e Mikail Mejdi.

Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar 'Piramida', ku më herët janë arrestuar edhe 5 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal gjatë dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë "Lapidari" dhe "Pusteci", të zhvilluara më datë 08.11.2020 dhe 14.01.2021. Pas dy operacioneve  "Lapidari" dhe "Pusteci", policia arriti të faktojë edhe implikimin e 7 personave të tjerë duke zhvilluara operacionin e tretë ”Piramida”.

7 të arrestuarit sot

1-Ahmetion Myslimi, 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).

2-Mariglen Arapi, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).

3-Mario Tanellari, 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin  e organizatorit të grupit).

4-Xheljan Ajdini, 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).

5-Elvi Tahiri, 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).

6-Niko Janko, 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).

7-Mikail Mejdi, 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).

5 të arrestuar më parë:

8-Redin Naçi

9-Ismail Matja

10-Artur Bezo

11- Aleks Qiqi

12-Sergi Xhaferi

Si ndodhi shkatërrimi i grupit që shpërndante drogë? Konkretisht lidhur me operacionin e koduar "Pusteci", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë Redin Naçi dhe Ismail Matja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gr, lënde e dyshuar narkotike kanabis, nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe Ahmetion Myslimi dhe Mariglen Arapi. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton Mario Tanellari, dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike janë Xheljan Ajdini dhe Elvi Tahiri.

Në lidhje me operacionin "Lapidari", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Artur Bezo dhe Aleks Qiqi dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se   lënda narkotike ishte blerë për Mario Tanellari.

Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi Sergi Xhaferi dhe u sekuestrua 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J. dhe Mikail Mejdi, në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon