VIDEO/Trafikuan nga Greqia 107 vepra arti të çmuara arkeologjike me vlerë 1.5 mln euro, arrestohen 2 anëtarë të komunitetit rom në Fier (EMRAT)

Një grup kriminal që akuzohet se trafikonin vepra të çmuara arkeologjike që i përkisnin periudhës së antikitetit, është goditur nga policia e Fierit.

Ikona e piktura të autorëve grekë e rumunë, shpata e sende me vlerë historike e kulturore që i përkasin periudhës së Antikitetit u gjetën në banesat e romëve në periferi të Fierit.  Ato dyshohet se janë vjedhur në kishat e manastiret greke dhe kanë hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë. Mes veprave të artit është një kokë mermeri, që i përket shekullit të II para Lindjes së Krishtit. Janë 107 ikona e piktura të sekuestruara, prej të cilave, trafikantët synonin të fitonin rreth 1.5 milionë euro.

Në pranga kanë rënë Shpëtim Kalemi, 51 vjeç dhe Pandeli Petani,  57 vjeç të cilët akuzohen se kanë trafikuar nga Greqia veprat e çmuara.

Detajet e operacionit të koduar “Vlera” i bënë të ditur, drejtori i Policisë Fier Lorenc Panganika dhe Prokuror Elvis Alliaj.

" Bazuar në informacionin e referuar nga DVP Fier, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal, i cili u ndoq për rreth 5 muaj, me metoda proaktive. Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike"-tha  drejtori i Policisë Fier Lorenc Panganika

Ndërsa familjarët e Kalemit kanë filmuar momentin kur ndërhyn policia në banesë.

Kalemi 51-vjeç dhe Petani 57-vjeç akuzohen për veprat penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", të kryera në bashkëpunim.     

“Nga hetimi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri” tha drejtori. 

 Ende nuk dihet kush është 'koka' e këtij trafiku. Ndërkohë, policia ka njoftuar se do të bashkëpunojë me autoritetet greke për të zbardhur dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale dhe për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Eshtë sekuestruar edhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

 Ndërsa objektet e sekuestruara do te dërgohen për ekspertim pranë Ministrisë së Kulturës.

Gjatë kontrollit të bërë në 2 banesat e të arrestuarve, u gjet edhe një sasi droge ‘kanabis; sativa, municion luftarak dhe një furgon që përdorej për transportin e veprave arkeologjike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Kokë mermeri e dyshuar e shekullit II para lindjes së Krishtit, piktura, shpata! Thesari 1.5 milionë euro që u zbulua në Fier! Video e operacionit 'Vlera'

 

Plot 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek u gjetën dhe në dy banesa në qytetin e Fierit. Policia publikoi dhe video të operacionit të sekuestrimit të këtyre veprave të artit

Mes objekteve të sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit. “Të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro” informoi policia.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zano: 19/12/2023 14:28

    Po pra,duhet një ekspertizë e Sulltan Edvinit!

    Përgjigju
  • matematicieni: 19/12/2023 13:51

    1.5 milione euro per 107 vepra arti? Per Keto "vepra arti" te shfaqura ne foto? Pra secila nga ato pacavure vlen mesatarisht 14.000 Euro? Si keto gjen pa fund te pazari i ri, dhe po i bleve me shume se 15 Euro copa, ta kane hedhur.

    Përgjigju
  • Partia: 19/12/2023 11:40

    Direkt kryeministër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë