BRINDISI - Mes 11 viktimave të konfirmuara deri më tani të tragetit që u përfshi nga flakët, "Norman Atlantic", mësohet të jetë edhe një 15 vjeçare shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, shqiptarja Racha Chariff, 15-vjeç me leje qëndrimi në Gjermani, është një ndër 11 viktimat e zbuluara deri më tani në bordin e tragetit famëkeq.
Menjëherë pas kësaj, e kontaktuar nga A1 Report, Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Këshilltarit për Mediat Glevi Dervishi ka mohuar që emri i 15-vjeçares me origjinë shqiptare të jetë në listën që disponon duke shtuar se nuk ka patur asnjë kërkesë për të verifikuar një person më këtë identitet. Sipas tij, në numrin e kontaktit që ky dikaster ka vendosur në dispozicion të familjarëve, nuk ka pasur asnjë telefonatë interesimi në emër të 15-vjeçares në fjalë.
Por, sipas Ministrisë së Jashtme nuk përjashtohet që viktima të jetë shqiptare, pasi sipas ligjit kush merr shtetësinë gjermane, heq dorë nga shtetësia e mëparshme.
Ndërkohë mbrëmë është identifikuar edhe trupi i viktimës së nëntë, i cili është një shofer kamioni me emrin Gerasimos Kazantzidis. Sipas mediave italiane ka qenë i biri dhe nipërit që kanë njohur trupin e viktimës, ndërsa pritet autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Spitali i Përgjithshëm i Barit.
7 kufomat e tjera i përkasin dy shoferëve nga Campania, Michele Liçardo, 32 vjeç dhe Giovanni Rinaldi, 34 vjeç, priftin gjeorgjian 27 vjeçar Omar Kartozia, gruas turke Havise Savas si dhe grekëve Sasentis Nikolaus Paraschis e Kostantinos Koufopuolos dhe një gruaje gjermane Muller Afroditi.
Ndërkaq nga kërkimet e kryera në bordin e tragetit "Norman Atlantic" ditën e sotme nuk është gjetur ndonjë viktimë. Kjo është deklaruar nga zëvendësprokurori i Barit, Ettore Cardinali i cili theksoi se disa zona janë ende të paaksesueshme.
"Asnjë kufomë nuk është gjetur gjatë kërkimeve sot, të urojmë të vazhdojë kështu. Megjithatë disa zona të anijes janë ende të paaksesueshme", tha Cardinali.
Por nga ana tjetër, komandanti i portit, Mario Valente paraditen e sotme nuk ka mohuar faktin se në bordin e tragetit mund të ketë edhe viktima të tjera.
“Në garazhin e tragetit temperaturat janë ende të larta. Është e mundur që në traget të ketë ende trupa të pasagjerëve të cilët ishin në bordin e tragetit.” është shprehur Valente
Mediat e vendit fqinj raportojnë se nga dyert e “Norman Atlantic” shikohet ende të dalë tym. Ato gjithashtu, shprehen se trageti do të transportohet nga porti i Brindisit, ku po qëndron që nga e premtja, drejt portit të Barit.
Ndërkohë, sipas Prokurorit të Barit Giuseppe Volpe, në deklaratën e tij për mediat ditën e djeshme, numri i të humburve nuk i kalon 15.
Tragjedia e ‘Norman Atlantic’ ndodhi mëngjesin e 28 dhjetorit të vitit që shkoi kur trageti famëkeq me 478 njerëz u përfshi nga flakët.

Cardinali: Nga kërkimet sot nuk gjetëm viktima
Ora 18:45 Asnjë kufomë nuk është gjetur në ambientet e brendshme të anijes "Norman Atlantic", gjatë kërkimit të kryer nga ana e autoriteteve italiane ditën e sotme në bord, në një pjesë të tragetit. Deklarata është bërë nga zëvendësprokurori i Barit, Ettore Cardinali i cili theksoi se disa zona janë ende të paaksesueshme.
"Asnjë kufomë nuk është gjetur gjatë kërkimeve sot, të urojmë të vazhdojë kështu. Megjithatë disa zona të anijes janë ende të paaksesueshme", deklaroi zëvendësprokurori i Barit, Ettore Cardinali.
Në ndërkohë, prokurori i Barit, Giuseppe Volpe, i ngarkuar me hetimet, urdhëroi kthimin e anijes në Itali për gjetjen e mundshme të trupave të pasagjerëve klandestinë.

MPJ: Në listën tonë s’ishte, Gjermania s’lejon dy shtetësinë
Ministria e Jashtme e kontaktuar nga A1 Report, fill pas publikimit te lajmit ne mediat italiane se mes viktimave te tragjedisë se Norman Atlantik është edhe një shtetase shqiptare thekson se në listën që disponon ministria nuk rezulton emri i Racha Chariff.
Këshilltari për mediat në MPJ, Glevi Dervishi thekson se “MPJ ka nje liste me emrat e pasagjereve qe kane udhëtuar ne Norman Atlantic, të cilët kane pasaporte shqiptare, apo edhe ata me pasaporte te huaj por me origjine shqiptare dhe ne kete liste nuk figuron emri i Racha Chariff”.
Edhe ne numrat e telefonit vendosur nga MPJ, nuk ka pasur asnjë interesuar për një person me këtë emër. Por fakti qe nuk rezulton ky emër në listën e MPJ, nuk e hedh poshtë lajmin e mediave italiane, pasi ligji federal gjerman e ndalon mbajtjen e dy shtetësive. Pra nëse viktima, Racha Chariff kishte një pasaportë gjermane, nuk mund të mbante shtetësinë e dytë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Trageti, morpërputhje për numrin e të humburve, Greqia: 18. Italia: 98