BARI - Përsëri trageti i kompanisë “Adria” ka mbërritur 2 orë e 30 minuta me vonesë në portin e Barit. Vonesat e tragetit janë të pajustifikueshme në një kohë kur deti ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur asnjë problem me motin gjatë natës, kur dhe është zhvilluar udhëtimi.
Këto vonesa kanë indinjuar pa masë pasagjerët dhe autotransportuesit të cilët përveç një udhëtimi i cili zgjat 8 orë i duhet të përballojnë dhe 2 orë e gjysëm të tjera pritje. Madje disa prej pasagjerëve që kanë udhëtuar mbrëmë me tragetin “Fracesca” kërkojnë rimbursimin e biletës. Nga ana e tij personeli i kompanisë “Adria” fajëson personelin e portit të Durrësit se vonojnë imbarkimin.
Në prag sezoni turistik kur udhëtimet turistike për në Shqipëri dhe jashtë saj shtohen dhe kur shqiptarët pas festimit të Pashkëve rikthehen në vendet e punës, vonesat janë të patolerueshme. Dy ditë më parë në Kapshticë shqiptarët kaluan natën jashtë në pritje për të hyrë në tokën greke, ndërkohë që radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra u shënuan dhe në Kakavijë. Vonesa dhe pritje të gjatë të udhëtarëve janë vënë re edhe me kompaninë ajrore Belle Air.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

orë e gjysmë me vonesë në Bari">