Pjesë e Operacionit për shpëtimin e Anijes Italiane "NORMAN ATLANTIC" ka qenë edhe Forca Detare Shqiptare, të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë që nga momenti i parë që është kërkuar ndërhyrja.

Ekuipazhi i anijes “ Butrinti”, ka filmuar edhe hapat e para të ndërmarra në operacionin e shpëtimit.

Në video shfaqet për herë të parë nga pranë trageti "Norman Atlantic"i përfshirë nga flakët.

Trageti “Norman Atlantic” u përfshi nga flakët të dielën pranë Korfuzi, në të ndodheshin 478 persona, pasagjerë dhe pjesë e ekuipazhit, të  cilët rrëfyen tmerrin që përjetuan ndërsa prisnin të shpëtoheshin.
 
Pavarësisht angazhimit të autoriteteve të tre shteteve, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, fatkeqësisht 7 pasagjerë të këtij trageti humbën jetën, ndërsa në bordin e tragetit italian ndodheshin edhe 33 shqiptarë të cilët arritën të shpëtohen nga forcat e evakuimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)