TIRANË - Trageti "Norman Atlantic" i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët, ndërsa vijon rreziku për pasagjerët, ka marrë vërejtje serioze për rrjedhje, për mungesë të dritave të emergjencës, si dhe mungesa e pajisjeve të ndihmës së shpejtë.
 
Këto vërejtje janë dhënë nga autoritetet e portit të Patras më 19 dhjetor, ku dhe i është dhënë një periudhë 15 ditore për përmirësimin e kushteve të anijes.
 
Një tjetër vërejtje ka qenë dhe mosfunksionimi i mbylljes së dyerve të cilat janë të papërshkrueshme nga uji dhe ndikojnë drejtpërdrejtë që ndikojnë në ngushtimin e anijes dhe nuk kanë pasur asnjë plan konkret për menaxhimin e situatave emergjente në shpëtimin e pasagjerëve në rast rreziku.


(Dokumenti i inspektimit për tragetin "Norman Atlantic")
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)