Tragetit "Adria Ferries' i prishet
kondicionimi, pasagjerët e revoltua

Tragetit kondicionimi, pasagjerët e revoltua">
DURRES -  Një natë plot shqetësime për pasagjerët e tragetit Adria Ferries të nisur nga Bari me destinacion Durrësin, në tragetin “Michela”. Vetëm pak kohë nga nisja nga porti i Barit, sistemi i ajrimit dhe kondicionimit u bllokua dhe kabinat e pasagjerëve u shndërruan në furra të nxehta.Një gazetar i A1Report që ndodhej në bord, mundi të filmojë atë që po ndodhte.

Asnjë informacion apo shpjegim nga personeli i tragetit. Recepsioni që edhe natën duhet të ketë personel, është bosh. Pasagjerët, të zgjuar nga ajri që bëhej gjithnjë e më i i renduar, nisën të hapnin portat e kabinave me shpresën për t’u freskuar sado pak nga ajri i korridorit. Por asnjë shpresë edhe nga dyert e hapura: në vend që të freskoheshin kabinat, u bënë të nxehtë edhe korridorët.

“Prej gjysmë ore kondicioneri ka problem teknik”, deklaron një pasagjer Italian.

Pasagjerë të tjerë, edhe pse kanë paguar të flenë në kabina, ka qenë e pamundur ndaj kanë dalë në korridor.Pastaj, vetëm në orët e para të mengjesit, mbërrin lajmi i sistemimit të ajrit të kondicionuar.

“Shumë vapë, bën vapë”, shprehet një tjetër pasagjer.
 
”Për gjysmë ore do të rregullohet thonë”, tha një pasagjer.

Për fat të keq nuk është hera e parë që pasagjerët e Adria Ferries vuajnë nga mungesa e kushteve më elementare. Problemi qëndron në faktin se anijet që përdor kjo firmë janë të vjetra, të gjitha të blera nga shoqëria italiane Tirrenia që kishte vendosur t’i shkatërronte. Për shembull trageti Michela, që la një natë mes të nxehtit të padurueshëm pasagjerët është ndërtuar në vitin 1973, pra ka 40 vjet jetë në lundrim. Më parë quhej Espresso Cagliari, pastaj Espresso Egitto, pastaj ndryshon përsëri me emrin Egitto Express.

Mes viteve 2001 dhe 2002 anija merret me qira nga shoqëria greke Hellenic Mediterranean Lines. Në vitin 2004 u ble nga Adria Ferris që vendos ta quajë Riviera del Conero, ndërsa në korrik 2012 e ndryshon përsëri emrin dhe quhet Michela. Tragetet e linjave që lidhin Shqipërinë me Italinë, ndryshe nga modernizimi i Portit, në vend që të përmirësojnë cilësinë e tyre, përkeqësohen nga viti në vit.



Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia