Tragjedi me 6 të vdekur në Turqi, treni përplaset me furgonin me pasagjerë

Tragjedi me 6 të vdekur në Turqi, treni përplaset me furgonin me pasagjerë

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin Tekirdag të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e një përplasje midis një treni mallrash dhe një minibusi në veriperëndim të Turqisë. Në aksident humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Viktimat ishin punëtorë të fabrikës së tekstilit që ktheheshin nga turni i tyre I punës në fabrikë. Në imazhet e shpërndara në mediat sociale mund të shihet automjeti I shkatërruar totalisht.

Në 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu dhe për atë aksident u fajtori mbeten shirat e fuqishëm që shkaktuan shembjen e një argjinature.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale, ndërsa sindikatat e punës paralajmëruan se shkurtimi i kostos ka çuar në çështje sigurie.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë