Tragjedi në futboll, 5 lojtarë
humbin jetën në një aksident

Tragjedi në futboll, 5 lojtarë<br />humbin jetën në një aksident
Pesë futbollistë të së njëjtës skuadër kanë humbur jetën pas një aksidenti në Poloninë jugore, mëngjesin e 26 marsit.

Pjestarët e klubit të kategorisë së tretë në Poloni, Wolczanka Wolka Pelkinska FC, ishin duke udhëtuar me minibusin e klubit të tyre për në ndeshjen kundër Avia Swidnik, kur automjeti u përplas me një kamion.

Përplasja ishte aq e fortë sa që minibusi u shkatërua ndërsa tre futbollistë humbën jetën menjëherë pas përplasjes.

aksident Poloni

Vikëtimat janë, portieri 18-vjeçar Patryk Szewczak, vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych, përkatësisht 22 dhe 27-vjeç, 25-vjeçari Mariusz Korzepa dhe 29-vjeçari Kamil Oslizlo.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan se tre lojtarë vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Klubi ka vënë në dispozicion autobuzë, në mënyrë që tifozë të klubit të zhvillojnë homazhe gjatë ditës së nesërme, të premten dhe të shtunën, në varret e lojtarëve që humbën jetën. Gjithashtu, është parashikuar të mblidhen fonde që do të shkojë për familjet e futbollistëve që humbën jetën.

Të themeluar në vitin 1961, Wolczanka Wolka Pelkinska po luftojnë për mbijetesë në kategorinë e tretë në Poloni.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)