Tragjedi në lumë, shuhet një skuadër e tërë futbolli në Afrikë

Tragjedi në lumë, shuhet një skuadër e tërë futbolli në Afrikë
Skuadra afrikane nga shteti i Kongos, "FC Virgin", ka pësuar një aksident fatal ku ka vdekur i gjithë stafi dhe lojtarët e kësaj skuadre. Skuadra afrikane po rikthehej në qytetin e saj, pasi zhvilloi një ndeshje kampionati, kur anija e tyre ishte përmbysur në lumin Luampula.

Besohet se një dallgë e madhe përmbysi anijen në mes të lumit Luampula, i cili ndodhet në shtetin e Zambias. Nuk besohet se ka persona të gjallë nga kjo fatkeqësi e madhe. Republika e Kongos, ka shpallur disa ditë zie kombëtare në vend.

Agjencia e lajmeve në Afrikë, "cameroonvoice.com", intervistoi Mushanga Aaron, zëvendëspresidenti i distriktit të Luapula, i cili nënvizoi se të paktën 20 futbollistë profesionistë vdiqën. Sipas tij, anija e skuadrës, u përmbys nga një dallgë e madhe e provokuar në mënyrë të papritur nga një anije mallrash.

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa