Tragjedi natën e ndërrimit të viteve në Bulqizë, del FOTO e 24-vjeçarit që humbi kontrollin e makinës! Ra nga 30 metra lartësi

Tragjedi natën e ndërrimit të viteve në Bulqizë, del FOTO e 24-vjeçarit që humbi kontrollin e makinës! Ra nga 30 metra lartësi

Yllson Tasha dhe ura ku u rrëzua

BULQIZË - Një aksident rrugor i ka shkaktuar vdekjen 24-vjeçarit Yllson Tasha. Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip 'Fiat punto', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën. Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë