Një traget i mbingarkuar me pasagjerë është përmbysur në jugperëndim të Bangladeshit, rreth 30 larg kryeqytetit Dhaka. Punonjësit e emergjencës dhe ekipet e ushtrisë kanë mbërritur në vendngjarje duke shpëtuar të paktën 50 persona, ndërkohë që nuk dihet fati i personave të tjerë që udhëtonin në traget.

bangladesh

Trageti filloi udhëtimin e tij në Madaripur dhe besohet se mbante 170-200 pasagjerë. Ende nuk dihet arsyeja e qartë e aksidentit, megjithatë, shefi i policisë lokale shpjegon se linja e mbingarkuar e trageteve me pasagjerë, cilësia e ulët e tragetit dhe rrjedha e ashpër e lumit janë shkaktarët kryesorë të aksidentit. 

bangladesh

Aksidente të tilla në rrjedhën e lumit të Bangladeshit janë të zakonshme, si rezultat shumë njerëz humbin jetën çdo vit. Bangladesh ka më shumë se 230 lumenj dhe varkat janë forma kryesore e lundrimit në disa pjesë rurale të vendit.

bangladesh

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)